Pas 15 vitesh, Ermal Fejzullahu rikthen “Për një dashuri” në bashkëpunim me Butrint Imerin

“Për një dashuri” është një nga baladat më të fuqishme të asaj kohe kur u publikua, në 2005-ën. Sot e kësaj dite, kjo këngë që u soll nga Ermal Fejzullahu, renditet si ndër të preferuarat e repertorit të këngëtarit dhe ndër baladat më të ndjeshme të kohës.

Këtë këngë, Fejzullahu e ka risjellë sot në një version remix, në bashkëpunim me Butrint Imerin. Kënga sapo është publikuar me klipin që është xhiruar me të dy këngëtarët.

Kënga e ripunuar ka më shumë ritëm dhe prezenca e Butrintit i ka dhënë një tjetër nuancë këngës, megjithatë, versioni i parë ngelet ikonik.

Për të gjithë ju nostalgjiket, më poshtë keni dy versionet: