Flash News

KRYESORE

"Pas 30 qeshorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror. Gjykatat po e legalizojnë"

Ipeshkvi i Rrëshenit, kleriku i njohur Dom Gjergj Meta ka reaguar përmes një shënimi të shkurtër në Twitter, për votimet e qershorit.

Për Dom Gjergj Metën pas kësaj date ne ndodhemi në pikën më të lartë të absurditetit shoqëror, i paprecedent në historinë e demokracisë.

“A po shkon Shqipëria drejt një autokracie? Këtë nuk e di, ndoshta po ndoshta jo. Por me siguri, pas 30 qeshorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror, paprecedent në historinë e demokracisë. Gjykatat thjesht po legalizojnë këtë absurd”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Të fundit