Flash News

KRYESORE

Pas 5 ditësh i fshehur, arrestohet i riu që do vriste dy vëllezërit me armë

Pas 5 ditësh i fshehur, arrestohet i riu që do vriste dy

Policia ka arrestuar te riun e shpallur ne kerkim, pasi dyshohet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur para pesë ditësh, në fshatin Tushemisht, kur pas nje sherri tentoi te vriste me arme dy vellezer.

“Në vijim të informacionit paraprak datë 03.08.2017, i cili bën fjalë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri në fshatin Tushemisht-Pogradec, ju bëjmë me dije se: Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim : Andrea Pilinçi, 25 vjeç, banues në Pogradec”- njofton policia.

Ngjarja

Më datë 03.08.2017 shtetasi i mësipërm, në fshatin Tushemisht-Pogradec, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta me shtetasit  G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec dhe E.Xh, 38 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër) dyshohet se ka marrë një armë zjarri në banesën e tij dhe i ka ndjekur këta të fundit, duke i kanosur si dhe prishur rendin e qetësinë publike.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kanosja”; “Prishja e qetësisë publike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84, 274, 278 të Kodit Penal.

Të fundit