Flash News

KRYESORE

Pas ankesave për diskriminim, në Barcelonë lejohet larja topless në pishinë

Pas ankesave për diskriminim, në Barcelonë lejohet larja topless

Në Barcelonë u morr vendimi që femrat të mund të lahen topless në pishinat e qytetit. Pas ankesave se në disa pishina të administruara prej tyre, kishte qëndrim diskriminues kundrejt pjesës që dëshironte të lahej zhveshur, u arrit në përfundimin se të gjithë ato që dëshirojnë mund të lahen topless. Veç të tjerash, larja pa reçipeta nuk është asgjë e re në qytetin e dytë më të madh të Spanjës.

Në një raport të publikuar në fund të qershorit, disa pishina bashkiake rezultuan të kishin rregulla që kufizonin të drejtën e grave në zona të caktuara të tyre.

Si rezultat, me qëllim luftën ndaj diskriminimit, u dërgua një raport në çdo pishinë ku iu kujtua menaxhuesve se duhet të garantojnë barazinë dhe jo t’i pengojnë femrat të dalin topless.

Një zëdhënës i bashkisë së Barcelona-s shprehet se nuk ka pasur një rregull të shkruar për atë se si njerëzit mund të vishen në pishina, por diskriminimi i bazuar mbi gjininë, është i ndaluar.

Barcelona është një nga qytetet më të vizituara të botës me një vijë bregdetare të gjatë, rreth 5 km me plazhe me rërë. Por qyteti katalanas dallohen për ushqimin, arkitekturën dhe jetën e natës.

Të fundit