Flash News

KRYESORE

Pas dy orësh ‘gjyq’ Meta e mbyll me një kafe me Ruçin

Pas dy orësh ‘gjyq’ Meta e mbyll me një kafe me

Komisioni Hetimor i thirrur nga maxhoranca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka përfunduar. Menjëherë pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, Meta ka ndaluar për një kafe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sipas gazetës Panorama, ka qenë një ftesë e kryeparlamentarit drejtuar Presidentit. Meta ka vajtur në zyrën e Ruçit sëbashku me tre këshilltarët e tij; Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj si dhe këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

Ruçi ishte i pranishëm gjithashtu edhe në 15 vjetorin e krijimit të LSI-së me ftesë të kryetares së kësaj partie, Monika Kryemadhi (bashkëshortja e presidentit Meta). Nga fotot e publikuara në media, Ruçi dukej mjaft komod në festën e LSI-së, teksa shfaqej i qeshur pranë Kryemadhit.

Të fundit