Flash News

KRYESORE

Pas publikimit të raportit të Venecias, reagon Presidenca: Nga ne nuk rrjedhin raporte konfidenciale, të mjerët le ta komentojnë

Pas publikimit të raportit të Venecias, reagon Presidenca: Nga ne nuk

Pas publikimit të draftopinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli një përplasje tjetër mes maxhorancës dhe presidentit të Republikës, vjen një reagim nga Presidenca. Zëdhënësi i presidentit, Ted Blushi theksoi se Presidenti as nuk rrjedh raporte dhe as i komenton. Blushi shprehet se Presidenti ka zbatuar gjithmonë Kushtetutën që vet Komisionit i Venecias ka shkruar

Sipas Komisionit të Venecias, kriza kushtetuese në Shqipëri ka ardhur si pasojë e disa faktorëve ndërsa rekomandon dialog institucional për kalimin e krizës.

Reagimi i Blushit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.

PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. 🇦🇱

Të fundit