Flash News

KRYESORE

Pas seancës maratonë, flet avokati i ish-ministrit: Saimir Tahiri e shkruajti vetë mbrojtjen, Prokuroria u tregua e dobët me provat

Pas seancës maratonë, flet avokati i ish-ministrit: Saimir Tahiri e

Pas një seance gjyqësore maratonë ka përfunduar gjyqi ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Në një prononcim për Report Tv, avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia, tha se e gjithë mbrojtja sot në gjykatën e Krimeve të Rënda ishte bërë nga vetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Duke përgëzuar Tahirin për mbrojtjen, avokati shton se prokuroria ishte shumë dobët me provat.

"Mbrojtja e Saimir Tahirit ishte brilante dhe ishte individuale, e ka shkruar vetë ai pjesën e tij. E kam dëgjuar para 7-8 muajsh që do kërkojë prokuroria 12 vjet. Ky është një proces i paramenduar dhe paravlerësuar. Unë nxjerr konkluzionin nga mënyra e sjelljes. Materialet e Italisë janë gjykuar në Itali, janë organe të specializuara jo të korruptuara. Duke qenë e gjykuar gjykata shqiptare gjithë materialet e Italisë duhej t'i kishte hequr. Prokuroria ka sjellë gjithë materialet e Italisë që ato janë gjykuar, dhe autoritetet italiane kanë vendosur pushimin e çështjes në ngarkim të Tahirit. Edhe kur ju drejtua parlamentit tha që bazë kemi vetëm materialet italiane, por Italia e pushoi çështjen ndërsa në Shqipëri e lidhën me 2 oficerët e policisë për ta vënë zotin Tahiri para përgjegjësisë penale", tha Maks Haxhia.

 

Të fundit