Flash News

KRYESORE

Pas trajtimeve mjekësore, aktorja Beren bëhet nënë për herë të parë

Aktorja turke Beren Saat, serialet e së cilës janë transmetuar dhe në Shqipëri dhe këngëtari Kenan Dogul  do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi i shtatzënisë është  raportuar nga mediat turke, ku thuhet se Beren është në muajin e dytë.

Më parë është raportuar se 33-vjeçarja po përpiqej të kishte fëmijë me ndihmën e kurave dhe trajtimeve mjeksore. Dyshohet se çifti i famshëm arriti  të fitojë betejën.

Beren dhe Kenan janë njohur në janar të vitit 2012 dhe filluan një lidhje dashurie. Në vitin 2014 ata i dhanë fund beqarisë duke u martuar në brigjet e Malibu.

Aktorja është e njohur për shumë role në filmat turk të transmetuar në Shqipëri si Sulltanesha Kosem në filmin me të njëjtin titull, Bihter në 'Dashuri e ndaluar' dhe Jamur në 'Hakmarrja'.

Të fundit