Flash News

KRYESORE

Pasi konfirmimit të rastit të parë me koronavirus, në Selanik zbrazen supermarketet

Sot u konfirmua rasti i parë me coronavirus në Selanik të Greqisë.

Sipas mediave vendase, e prekur është një grua 38-vjeçare në Selanik. Ajo rezultoi pozitive pasi ishte kthyer nga Italia veriore.

Pas konfirmimit të rastit, në Selanik nisi edhe boshatisja e supermarketeve.

“Që nga ora 13:00 numri i klientëve në dyqan është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,” tha një menaxher i vjetër i zinxhirit të supermarketeve në qendër të Selanikut.

“Nëse kjo situatë vazhdon në orët e fundit, atëherë së shpejti të gjitha raftet do të jenë të zbrazëta”, tha menaxheri.

“U furnizuam me sasi të madhe të produkteve të ngrira në mënyrë që të mos mbarojnë. Unë kam një frigorifer të madh dhe do ta mbush. Se çfarë do të bëja nëse supermarketet do ishin bosh, kështu që po kujdesem për këtë”, tha një pensionist 65-vjeçar, i cili mbushte shportën e supermarketeve me ushqim, raporton panorama.

Megjithatë, organet përkatëse kanë rekomanduar qytetarët të ruajnë qetësinë.

Sipas tyre paniku nuk sjell asgjë pozitive dhe përkeqëson situatën.

Të fundit