Flash News

KRYESORE

Pasuesi i Memës është Ahmataj, sot nis stërvitjen e parë

Pasuesi i Memës është Ahmataj, sot nis stërvitjen e

Trajneri Ardian Mema sot e mbylli zyrtarisht me Tiranën dhe nga burime pranë klubit bardheblu kuptohet se pasuesi i tij do të Julian Ahmataj.

Ky nuk është emër i panjohur në kampionatin shqiptar. 40-vjeçari ka qenë pjesë e Tiranës si futbollist dhe pritet që të provojë një eksperiencë të re në stol.

Më parë, Ahmataj ka drejtuar skuadra si Kamza dhe Luftëtari, ndërkohë që ka eksperienca të tjera me Burrelin, Bylisin dhe Teutën. Ai pritet të prezantohet sot me lojtarët e tij te Tirana në seancën stërvitore të pasdites.

Të fundit