Flash News

KRYESORE

PD akuzon qeverinë për propagandë: Mjekët pa masa mbrojtëse, infektohet edhe një tjetër në Mirditë

PD akuzon qeverinë për propagandë: Mjekët pa masa

Partia Demokratike, përmes ish deputetes Albana Vokshi, akuzon qeverinë se po bën show sa i përket masave të mara për Covid-19.

Duke marrë rastin e të infektuarit nga Mirdita, që i shton hartës së vendit edhe këtë qytet, Vokshi thotë se nuk ka pasur asnjë test për familjarët apo kontaktet e tij dhe sipas Vokshit personi i përket personelit mjekësor në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook Vokshi thekson se veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia nuk po shpërndahen.

Reagimi i plotë

Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arësyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shown e Kryeministrit e të Ministreve në Rinas.

Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

2. Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “lideritl të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

- Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);

- Për të kryer testet e nevojshme cdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën, e t’i përvishet punës me seriozitet.

Të fundit