Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet Pjerin Ndreut: Nga Bashkia e Lezhës do të ikësh i prangosur

PD i përgjigjet Pjerin Ndreut: Nga Bashkia e Lezhës do të

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso iu përgjigj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreut, duke e quajtur trafikant i cili ndjehet i sigurt nga mbështetja e kryeministrit Rama.

Reagimi i partisë më të madhe opozitare erdhi pasi Ndreu i tha më herët Luzim Bashës, "se as ai as Perëndia nuk do t'ia gjejnë një element sado të vogël inkriminimi".

"Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit. Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. ", tha Kaso.

Ai shtoi se në fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm.

"Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen! Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!".

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-17-at-14.58.26.mp4"][/video]

Të fundit