Flash News

KRYESORE

Përbërësit detoksifikues që duhet t`i shtoni tek uji

Përbërësit detoksifikues që duhet t`i shtoni tek uji

Nëse dëshironi që të nxirrni toksinat e trupit jashtë dhe të detoksifikoheni atëhere është e nevojshme që shtoni këto katër përbërës ujit.

I shtoni njërën nga këto katër përbërës ujit që të nxirrni toksinat jashtë nga trupi dhe të detoksifikoheni më lehtë.

Limon

 Uji i limonit është një pije detoksifukuese shumë e mirë për trupin: lëngu i limonit ndihmon për pastrimin dhe nxjerrjen jashtë toksinave. Shtoni një fetë limon tek një gotë ujë ose shtrydhni limon e freskët tek uji.

Mente

Menteja i jep ëmbëlsi uji dhe ndihmon për tretjen e shpejtë të ushqimit.

Kastraveci

Kastraveci ka veti anti­inflamatore dhe ndihmon për hidratimin e lëkurës. Shtoni disa feta të holla të kastravecit tek uji për t’i dhënë shije dhe detoksifikuar trupin.

Xhenxhefil

Rrënjët e kësaj erëze ndihmojnë për pastrimin e sistemit imunitar, tretjen e ushqimit dhe fryrjen e stomakut. Mund t’i shtoni të gjitha përbërësit njëherësh për të bërë një pije detoksifikuese për trupin. Tek një gotë me ujë të ftohtë hidhni 3­5 feta kastravecë, gjysmë limoni, pak gjethe menteje dhe pak xhenxhefil.

Burimi: Popsugar

Të fundit