Flash News

KRYESORE

Përflitet prej një viti për sherrin e Erik Lloshit dhe Anxhela Peristerit, postimi i këngëtares sqaron të vërtetën

Përflitet prej një viti për sherrin e Erik Lloshit dhe Anxhela
Prej një viti përflitet në media dhe rrjete sociale për një miqësi të prishur mes Anxhela Peristerit dhe Erik Lloshit. Dikur dy këngëtarët ishin miq të ngushtë por ata nuk po shiheshin më nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Mungesa e Erik Lloshit në recitalin e mikeshës së tij, shtoi dyshimet se ai nuk fliste më me Anxhelën. E ndërsa mos-prania e kësaj të fundit në dasmën e Erikut që u bë disa ditë më parë, i përforcoi akoma më shumë këto dyshime. E si për t`i vënë kapak gjithë thashethemeve, Anxhela Peristeri ka postuar në profilin e saj në Instagram këngën më të re të Erikut, duke mos thënë asnjë gjë për marrëdhënien e tyre. “Shume sukseseee Erik Lloshi. Dashuria te frymezofte per kenge sa me te bukura”, shkruan Anxhela ndërsa Eriku dhe bashkëshortja e tij e kanë falënderuar.
 
View this post on Instagram
 

Shume sukseseee @eriklloshi 👏👏 👏👏 Dashuria te frymezofte per kenge sa me te bukura 👌 #penguidashnis #outnowonyoutube📺

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on

Të fundit