KRYESORE

Përfshihet nga flakët një tjetër çerdhe në Tiranë

Përfshihet nga flakët një tjetër çerdhe në

Godina ku ndodhet çerdhja numër 16 në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Godina ndodhet në zonën e ish-Bllokut ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Fillimisht u raportua se zjarri kishte rënë në godinën e njësisë administrative numër 5 por më vonë policia njoftoi se bëhej fjalë për godinën e çerdhes numër 16.

“Rreth orës 19:25, në rrugën ‘Nikolla Tupe’, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz. Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit”, njoftoi policia.

Pak ditë më parë ishte çerdhja numër 14 ajo e cila u përfshi nga flakët si pasojë e rrjedhjes së gazit.

 

Të fundit