Flash News

KRYESORE

Përhapja e koronavirusit në burgjet shqiptare, zbulohet një tjetër vatër infeksioni

Përhapja e koronavirusit në burgjet shqiptare, zbulohet një

Burgjet po kthehen në shqetësim serioz sa i përket përhapjes së koronavirusit.

Pas konfirmimit të 13 personave të infektuar me Covid-19 në burgun “313” në Tiranë, persona të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar edhe në qelitë e paraburgimit 302, në komisariatin numër 3 në rrugën “Mine Peza”.

Sipas A2 CNN, 4 persona, të mbajtur në qeli, janë të konfirmuar me Covid-19.

Një ditë më parë, urgjenca ka marrë për të shtruar në spital një të ndaluar, i cili qëndronte aty prej dy javësh me temperaturë të lartë.

Mbi 494 të dënuar në shkallë vendi kanë kërkuar lejen e vuajtjes së mbetur të dënimit në shtëpi, edhe pse sipas autoriteteve janë rreth 100 më shumë që plotësojnë kriterin formal, në lidhje me kohën e mbetur të dënimi

Të fundit