Flash News

KRYESORE

Përjashtimi i diplomatëve rusë, BE nuk del e bashkuar, disa shtete të rëndësishme nuk e përkahin vendimin

Përjashtimi i diplomatëve rusë, BE nuk del e bashkuar, disa

10 shtete anëtare të Bashkimit Europian nuk i janë bashkuar ende vendimit për të përjashtuar diplomatë rusë pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal në Britaninë e Madhe. Ndonëse shtetet kryesore si Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Holanda dhe Polonia kanë dëbuar disa diplomatë, këtij vendimi nuk u janë bashkuar një pjesë tjetër e anëtarëve me peshë të rëndësishme në union.

Austria, Portugalia, Irlanda, Greqia, Bullgaria dhe Sllovakia nuk kanë përjashtuar asnjë diplomat. Edhe Sllovenia, Luksemburgu, Qipro dhe Malta kanë mbajtur të njëjtin qëndrim.

Vjena ka theksuar se dënon sulmin kimik ndaj ish-agjentit rus, por nuk do të dëbojë diplomatët për arsye se dëshiron të mbajë hapur një dritare komunikimi me Moskën. Nikosia ka theksuar gjithashtu se nuk do i bashkohet praktikës së vendeve të tjera të BE-së, ndërsa nga Athina nuk ka ende asnjë reagim. Heshtje ka edhe në Sofie, vendi që mban presidencën e BE.

Përveç 17 anëtarëve të BE-së, Shqipëria, Maqedonia, Ukraina, Norvegjia, Australia, SHBA dhe Kanadaja i janë bashkuar Londrës në vendimin për të përjashtuar disa diplomatë rusë.

Këto janë shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk përjashtuan asnjë diplomat rus

Të fundit