Flash News

KRYESORE

Përplasja me policinë, protestuesit i bie të fikët, deputeti mjek i PD i jep ndihmën e parë

Incident i rëndë te ministria e Brendshme.

Një protestues ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë për disa minuta. Shkak është bërë përplasja e protestuesve me policinë, të cilët nuk kanë lejuar të çajnë kordonin e perimetrit të sigurisë.

Siç duket edhe nga fotot, protestuesi ka qëndruar për pak minuta i shtirë, ndërsa menjëherë i ka ardhur në ndihmë deputeti Bardh Spahia, i cili është mjek me profesion.

Pas pak minutash, protestuesi është përmirësuar ngritur në këmbë, i cili më pas është shoqëruar në spital nga autoambulanca.

Të fundit