Flash News

KRYESORE

Përse shfaqet Osteoporoza dhe disa mënyra për parandalimin e saj

Përse shfaqet Osteoporoza dhe disa mënyra për parandalimin e saj

Osteoporoza është e njohur ndryshe si sëmundja kockore e grave, për arsye se shfaqet më tepër tek femrat se tek meshkujt.

Kjo sëmundje shkaktohet nga faktorët gjenetikë, stili sedentar i jetesës, ushqimi me sasi të ulët të kalciumit, si dhe faktorët hormonalë.

Më i rëndësishëm pas menopauzës është niveli hormonal, ku rritja e përqendrimit të estrogjenit në gjak mendohet se ndikon në shfaqjen e osteoporozës, e cila nuk është gjë tjetër veçse pakësim i dendësisë kockore.

Por ka disa mënyra për të parandaluar osteoporozën.

Së pari, ajo që këshillohet është kryerja e rregullt e aktivitetit fizik.

Së dyti, trajtimi me anë të ushqimeve. Në këtë rast përmendim konsumimin e produkteve ushqimore të mëposhtme:

Qumështi

Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.

Djathi

Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium, nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës suaj të përditshme të kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathërave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

Vezët

Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.

Salmoni

Salmoni është i njohur për përmbajtjen e acidit yndyror omega-3, që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

Spinaqi

Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A.

Të fundit