Flash News

KRYESORE

Përvetësoi punën e Bashës, zëdhënësja e PD: Lista për rrahur Veliajn është shumë e gjatë

Përvetësoi punën e Bashës, zëdhënësja e PD:

Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka marrë përsipër prej kohësh denoncimin e propagandës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe premtimeve të pambajtura prej tij.

Por rasti i djeshëm duket se e ka irrituar shumë Zhupën, pasi Veliaj kishte marrë përsipër të inauguronte për herë të dytë rikonstruksionin e zonës së Doganës në Tiranë. Puna aty ka nisur që kur Lulzim Basha ishte kryebashkiak, por Veliaj e ka shitur në publik si punë të tijën.

“Se di, po kisha qejf ta rrihja birin e fiqve”, komenton dikush në profilin e Zhupës ku denoncon rastin flagrant të Veliajt. Zëdhënësja e PD-së i është përgjigjur komentuesit me të njëjtin ‘nerv’: S’je i vetmi. Është shumë e gjatë lista.”

Të fundit