Flash News

KRYESORE

Përzgjidhen 27 oficerët më të mirë nga Garda e Republikës që do të ruajnë drejtuesit e SPAK

Përzgjidhen 27 oficerët më të mirë nga Garda e

Garda e Republikës ka përzgjedhur 27 oficerët më të mirë që do të kenë detyrën të ruajnë drejtuesit e ardhshëm të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të Organizuar (SPAK).

Ata do të kujdesen për sigurinë e kryegjyqtarit të gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të shkallës së dytë dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Më 19 dhjetor do të ndodhë emërimi i gjyqtarëve të posaçëm dhe betimi i prokurorëve të SPAK –ut. Në garë për të marrë drejtimin e SPAK-ut janë prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani, që në javën e ardhshme do të intervistohen nga KLP.

Gjithashtu u vendos që “Ilyrian Guard”, shoqëria shtetërore e policisë, e krijuar në prill të këtij vit, do të marrë në ruajtje ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK dhe GjKKO. Kështu ,perimetri i jashtëm i godinës së ndërtuar në 2004 nuk do ruhet më nga policia private.

Të fundit