Flash News

KRYESORE

Po ç`faj ka Tolgahan Sayisman? Erion Veliaj shfrytëzon rastin për reklamë

Erion Veliaj ka filluar të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe një nga veprimtaritë e preferuara për të është që personazhet e preferuar t`i marrë në zyrën e Bashkisë së Tiranës dhe me atë rrugë i ‘qeras’ dhe me ndonjë dhuratë.

Ditën e djeshme, në Tiranë ka arritur në Shqipëri bashkëshorti i Almeda Abazit, aktori turk Tolgahan Sayisman. Siç është shkruar dhe më parë në media, Tolgahan do të ishte i ftuari special i natës finale të ‘Dancing Ëith the Stars’. Ai ka ardhur që ditën e djeshme për finalen e madhe që është nesër, por kjo nuk mund t`i shpëtonte kryebashkiakut, i cili menjëherë ka vënë stafin në punë që të kishte në zyrë dhe aktorin e famshëm dhe kaq të dashur, sidomos për gjininë femërore.

Gjithashtu, Veliaj i dhuroi aktorit turk Tolgahan dhe librin e qytetit të Tiranës, me justifikimin që duhet të shihte qytetin nga ku ka gruan.

Por ç`faj ka një turk, aktor dhe i famshëm në shtetin e vet që është i martuar me një shqiptare, të ‘mbyllë qokat’ e lali Erit?!

Kujtojmë se Veliaj, përdori shumë dhe emrat e këngëtarëve Ermal Meta dhe Rita Ora, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, duke i bërë këta që të bëjnë dhe postime nëpër rrjete sociale, duke falënderuar kryebashkiakun e Tiranës.

Të fundit