Flash News

KRYESORE

Policia greke kap 121 kg drogë ‘made in Albania’, arrestohet trafikanti shqiptar, një tjetër në kërkim

Policia greke kap 121 kg drogë ‘made in Albania’, arrestohet

Policia greke ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 121 kg lënde narkotike të llojit marijuanë. Droga që vinte nga Shqipëria u kapet në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës.

Veç drogës, policia ka mundur të arrestojë edhe një shqiptar 37-vjeçar që po trafikonte lëndën narkotike, ndërsa një tjetër që e shoqëronte u shpall në kërkim.

Mësohet se policia greke kishte informacion se një sasi droge do të trafikohej nga kufiri, ndërsa u bëri pritë trafikantëve, duke arrestuar edhe një 50-vjeçar grek, i cili do të merrte në dorëzim drogën.

Të fundit