
Flash News
Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Dokumenti/ PD i kërkon KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora
Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë dr*ge, ja dënimet ndaj tyre
Numërohen 125,278 zarfe nga diaspora, si është renditja mes partive në garë
Vajza qëllon me thikë babain në Vlorë
Politikanët në rritje dhe ata që ‘u shuan’ në 2018-ën. Politiko.al rendit 12 emra nga mazhoranca dhe opozita

2018-ta do të mbahet mend si një vit i mbushur me skandale të mëdha politike, të cilat bënë edhe ‘kurbanët’ e tyre, ose minimalisht u përdorën si justifikime për një lojë që luhet larg syve të publikut. Por, nga ana tjetër, viti që po mbyllim ka rezultuar i suksesshëm për shumë personazhe, të cilët ose e panë veten në detyra që nuk e kishin menduar më parë, ose karriera e tyre politike është rikthyer sërish në ditët më të mira, pavarësisht viteve në këtë fushë.
Politiko.al ka renditur gjashtë politikanët që 2018-ta i solli ulje në karrierë dhe gjashtë të tjerë që njohën rritje këtë vit.
6 politikanët në zbritje
Fatmir Xhafaj: Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë është padyshim politikani që mori këtë vit goditjen fatale në karrierë. I zgjedhur sërish në postin e rëndësishëm pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017-ës, Xhafaj u pa si figura më solide e qeverisë së Edi Ramës, kjo edhe për shkak se mbi ‘ministrat e vjetër’ qëndronin re të zeza skandalesh.
Udhëheqja e reformës në drejtësi dhe goditja e disa grupeve kriminale, shtuan pikët për Xhafajn, i cili papritur po konsiderohej edhe si pasuesi i mundshëm i Edi Ramës në postin e kryeministrit.
Por atëherë kur Fatmir Xhafaj dukej i plotëfuqishëm, Partia Demokratike publikoi skandalin që lidhej me vëllain e tij, Agron Xhafaj. I dënuar në Itali për trafik droge, Agroni fshihej i qetë prej vitesh në Shqipëri, ndërkohë që i vëllai, në dijeni të këtij fakti, kishte pranuar së fundmi postin e ministrit të Brendshëm.
Fshehja e dënimit, më pas akuza për ndryshim të ligjit të ekstradimit, përfunduan te audio-përgjimi i Albert Veliut, apo siç njihet ndryshe ‘Babalja’. Xhafaj mohoi akuzat se vëllai vijonte të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por pavarësisht të vërtetës që nuk doli në dritë në 2018-ën, figura e ministrit të Brendshëm mori goditje të madhe.
Pas një periudhe dy mujore të qetë, Fatmir Xhafaj u rikthye në vëmendje të opinionit, në gjysmën e dytë të vitit, me arrestimin e bandës së Shijakut, operacion që, sipas asaj që u raportua në media, synonte edhe arrestimin e një figure të lartë të Partisë Socialiste. Por shpërblimi për Xhafajn nuk ishte ai që parashikohej nga shumëkush, pasi kryeministri Edi Rama vendosi më 27 tetor shkarkimin e tij si ministër i Brendshëm.
Tashmë Fatmir Xhafaj është “mbyllur” sërish në Komisionin e Ligjeve, aty ku nisi pikërisht aventura e pasuksesshme, e cila e projektoi atë për një moment si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë. Ndoshta kjo ishte arsyeja serioze për Edi Ramën për të nxjerrë jashtë një prej figurave të vjetra të socialistëve.
Saimir Tahiri: Viti 2018-të nuk do të niste aspak mirë për ish-ministrin e Brendshëm, i cili e kishte humbur tashmë kredibilitetin për shkak të lajmeve që vinin nga Italia për arrestimin e kushërinjve Habilaj.
Më 3 janar, Politiko.al publikoi për herë të parë përgjimet e autoriteteve italiane ndaj bandës Habilaj, ku, midis të tjerëve, aty përmendej edhe Saimiri (pa mbiemër) që ishte i fuqishëm në Shqipëri dhe që merrte prej tyre dhurata të çmueshme.
Gjysma e parë e vitit rezultoi me publikime faktesh dhe përplasje të Tahirit me organet e drejtësisë, çka e detyruan deputetin e Partisë Socialiste të largohej nga Kuvendi më 3 maj. Heqja dorë nga mandati i deputetit, e fshinë e Tahirin nga skena politike shqiptare, i cili rikthehej në vëmendje të publikut vetëm me fotot që postonte në ‘Facebook’.
Mbyllja e hetimeve në Itali për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme për të ngritur akuzën, u tentua të përdorej nga ish-ministri për një rikthim të butë në politikë, por reagimi i ashpër i opozitës, medias dhe disa personazheve të Partisë Socialiste, i shtyjnë, të paktën për këtë vit, planet e Tahirit dhe të kryeministrit Edi Rama.
Jozefina Topalli: Ish-kryetarja e Parlamentit ka qenë padyshim gruaja që ka dominuar politikën shqiptare për vite të tëra, por konflikti me Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike, e dërgoi në pension të parakohshëm politik.
Tërheqja e Topallit duhet thënë se ka qenë graduale, por ndryshe nga disa figura të tjera demokrate, të cilët po qëndrojnë aktive në politike vetëm nëpërmjet sulmeve për Bashën, ajo ka vendosur të qëndrojë larg kësaj ‘strategjie’, ndonëse kritikat nuk kanë munguar.
Përgjatë gjithë 2018-ës, daljet publike të Topallit kanë qenë aq të rralla sa shfaqja e saj në ekran përbënte në vetvete lajm.
Mimi Kodheli: Mbajti për katër vite postin e ministres së Mbrojtjes, por fitorja e mandatit të dytë nuk i dha më shumë se detyrën e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme.
Në qarkun e Kukësit, kryetari Edi Rama i kishte vendosur qëllim Kodhelit fitoren e dy mandateve, por rezultati nuk ishte ai që pritej. Kjo ka qenë edhe krisja e parë në marrëdhënien e Ramës me Kodhelin.
Sa i përket punës së saj si ministre e Mbrojtjes, akuza që iu bë nga opozita gjatë 2017-ës për fikjen e radarëve të ushtrisë, më qëllim sponsorizimin e trafikut të kanabisit, u rikthye edhe në 2018-ën. Gjithsesi, kjo nuk ishte ngjarja kryesore që konfirmoi zbritjen e Kodhelit në karrierë, edhe pse akuza është serioze.
Më 31 mars, banorët e Kukësit u ngritën në protestë kundër tarifës së lartë që u vendos në mënyrë të papritur në Rrugën Kombit. Ata akuzuan qeverinë se nuk ishte konsultuar me ta për një vendim që rëndonte direkt ekonominë e tyre.
Gjatë tensionit që u krijua për disa ditë, shumë kritika u drejtuan edhe ndaj Mimi Kodhelit, deputete e zonës. Ajo u akuzua se nuk kishte mbrojtur interesin e e zgjedhësve, disa prej tyre të arrestuar në mënyrë të jashtëligjshme, por kishte pranuar taksën në heshtje.
Për shkak të presionit, Kodheli filloi të shfaqej në media dhe kërkoi që taksa të diskutohej nga e para me banorët, por më shumë se strategji e deputetes, kjo u pa si tërheqje e kryeministrit Rama.
Pas protestës së Kukësit, Mimi Kodheli ka qëndruar ‘e fshehur’ në korridoret e Kuvendit, duke krijuar idenë se mbetet në pritje të përfundimit të mandatit si deputete.
Mirela Kumbaro: Vendimi për të mbështetur kryeministrin Edi Rama në planin për shembjen e Teatrit Kombëtar i ka kushtuar jo pak ish-ministres së Kulturës. Ndonëse e emëruar në qeveri si pjesë e botës akademike, Mirela Kumbaro krijoi kohët e fundit të njëjtin imazh negativ që publiku ka për politikanë që ndodhen në këtë fushë prej vitesh të tëra.
Si një prej shtatë ministrave që u shkarkuan më 28 dhjetor, emri i Mirela Kumbaros në listën e “kurbaneve” të Ramës nuk surprizoi askënd. Pas kundërshtimit të artistëve dhe shoqërisë civile për shembjen e teatrit dhe protestave të shumta që u organizuan, largimi i Kumbaros nga qeveria ishte vetëm çështje kohe.
Lindita Nikolla: Pa dyshim që ‘flop’-i i këtij viti ka qenë ish-ministrja e Arsimit. Lindita Nikolla është emëruar në atë post që në 2013-ën dhe 2018-ta ishte për të viti i fundit si ministre.
Në 28 vite tranzicion, në Shqipëri u organizuan në fund të këtij viti protestat më të mëdha studentore. Për një muaj, të rinjtë në të gjithë Shqipërinë bojkotuan auditoret, ndërkohë që protestës iu bashkuan edhe gjimnazistët.
Përballë Ministrisë së Arsimit u mblodhën më shumë se 20 mijë studentë, të cilët kërkuan plotësimin e tetë pikave për përmirësimin e arsimit, si dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Ky ligj, është edhe puna me të cilën është mburrur Nikolla përgjatë 5 viteve, por që studentët i dhanë notën 4.
Presioni që iu bë në shumë drejtime, sipas raportimve në media, detyruan Nikollën të jepte dorëheqjen, por, sërish sipas këtyre raportimeve, ishte kryeministri Edi Rama që nuk e miratoi largimin e saj nga kabineti.
Përgjatë muajt dhjetor, qëndrimi i Nikollës në kabinet ishte më shumë formalitet, ndërkohë që shkarkimi i saj u zyrtarizua më 28 dhjetor.
6 politikanët në rritje
Sandër Lleshaj: Shumë pak kishin informacion për këshilltarin e kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, deri në momentin kur lexuan në ‘Tëitter’-in e Edi Ramës se, Sandër Lleshaj do ishte ministri i ri i Brendshëm i Shqipërisë.
Gjenerali që kishte mbajtur prej 5 vitesh një figurë të ulët publike, zëvendësoi më 27 tetor Fatmir Xhafajn në postin më të rëndësishëm në kabinetin qeveritar.
Por dërgimi i emrit të tij në Presidencë nuk i dha kohë medias dhe publikut që të fokusohej te karriera e Lleshajt. Ilir Meta dha sinjalet që në momentet e para se propozimi i Lleshajt mund të shkaktonte ngërç midis Presidencës dhe Qeverisë. Pas disa javësh me shkëmbim akuzash, Meta firmosi dekretin për ministrin e ri, por vetëm pasi ai hoqi gradën e Gjeneralit.
Gjithsesi, 2018-ta nuk ishte e mjaftueshme për Sandër Lleshajn për të treguar nëse do i përmbushë pritshmëritë në postin e ministrit të Brendshëm, por padyshim që 2019-ta do të jetë testi kryesor për të.
Agron Shehaj: Hyrja në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike u shoqërua me skepticizëm jo vetëm te kolegët demokratë, por edhe te rivalët socialistë, të cilët nisën menjëherë sulmin ndaj atij që nuk konsideronin pjesë të klubit të tyre, dhe që në fakt nuk ishte.
I ardhur nga fusha e biznesit, Agron Shehaj përplasjet përgjatë 2018-ës do i kishte në Komisionin e Ekonomisë, me deputetin Erjon Braçe. Debatet në komision i dhanë Shehajt protagonizmin politik, të cilin në fakt dukej se po e kërkonte.
Ky vit nuk e gjeti Shehajn vetëm në debate brenda Kuvendit, por edhe në rrugë, në mbështetje të qytetarëve. Ai ishte i vetmi deputet i PD-së që iu bashkua kuksianëve në protestën kundër tarifës në ‘Rrugën e Kombit’ dhe disa muaj më pas u gjend në krah të banorëve të Jalës, të cilët u përballën me vendimin e IKMT-së për prishjen e shtëpive dhe bizneseve. Prania e tij në atë zonë solli edhe kërcënimet direkte të Fatmir Metës, drejtues i IKMT dhe person me të kaluar të errët.
Një nga gjestet e Shehajt që u vlerësua shumë në publik ishte vendimi i marrë më 30 maj për të dhuruar rrogën e deputetit për gjashtë vajzat jetime në Kukësit. Rasti u bë publik në emisionin ‘Opinion’, ku Shehaj ishte i ftuar.
Agron Shehaj u përfshi edhe në aktivitete historike dhe të trashëgimisë së shqiptare, duke financuar botimin e plotë të veprës së Mid’hat Frashërit dhe sjelljes së eshtrave të tij në atdhe. Vlen për t’u përmendur edhe mbështetja që ka dhënë për ‘Kujto.al’, një nismë që ka për qëllim të tregojë të vërtetat e dhimbshme të periudhës së komunizmit.
Jashtë vëmendjes së deputetit nuk ka mbetur as rinia shqiptare. Në gjysmën e dytë të vitit, Shehaj lançoi ‘Link Academy’, një trajnim profesional falas për të rinjtë që duan të mësojnë më shumë nga interneti dhe rrjetet sociale.
Në muajn dhjetor ishte pikërisht Agron Shehaj që i dha drejtim protestës së gjatë të banorëve të ‘Unazës së Re’. Publikimi prej tij i faktit se kompania ‘HB Albania’, një ndër tre fitueset e projektit, kishte falsifikuar dokumentat në SHBA, detyroi autoritetet të pezullonin përkohësisht projektin, duke i dhënë më shumë kohë familjeve që rrezikonin të mbeteshin në rrugë.
Dashamir Shehi: Në demokracitë perëndimore është normale që politikanët të marrin poste drejtuese dhe karriera e tyre të njoh rritje vetëm pas një eksperience të gjatë në politikë, por në Shqipëri ndodh e kundërta. Këtu politikanët shpesh herë katapultohen në poste drejtuese pa njohur ende zanatin e vështirë dhe, ata që kanë karrierë të gjatë shihen si ‘old fashioned’ dhe jo konkurrent. Gjithsesi, Dashamir Shehi është padyshim politikani që po vendos një precedent të ri.
Edhe pse prej 30 vitesh është politikan aktiv në Shqipëri, tifozët e Dash Shehit sa vijnë e shtohen. Ajo që vihet re është mbështetja që Shehi gjen tek të rinjtë, të cilët vlerësojnë mënyrën e tij të të thënit të gjërave troç, ashtu siç janë, dhe sigurisht të mbushura me kritika ndaj të gjithë klasës politike.
Kreu i LZHK-së është përfolur gjatë 2018-ës si kandidati i mundshëm i opozitës për bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme lokale. Distanca që ka mbajtur me ‘punët e pista’ e kanë favorizuar emrin e Shehit, ndërkohë që ai vetë ka deklaruar se nuk do e kundërshtonte propozimin për të kandiduar për bashkinë e kryeqytetit.
Fjalimet e tij në Kuvend janë vlerësuar gjithashtu, saqë janë kthyer edhe ‘virale’ në rrjetet sociale.
Ilir Meta: Pranimi që të zgjidhej në postin e Presidentit në vitin 2017-të u konsiderua nga shumë persona si humbje e Metës përballë dinakërisë së Edi Ramës, i cili arriti qëllimin të mbyllte në ‘institucionin e ngurtë’ një prej kundërshtarëve më të mëdhenj në politikë.
Në të vërtetë, gjysma e parë e 2018-ës dukej se i jepte të drejtë këtij pretendimi, por dashuria e Metës do përfundonte shpejt, ndonëse nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qetësinë.
Më 27 korrik, Ilir Meta do të merrte aktin e parë të fortë kundër mazhorancës së Ramës. Ai ktheu në Kuvend ligjin që i hapte rrugë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, i kërkuar me aq ngulm nga socialistët. Të njëjtin veprim presidenti e mori edhe më 11 tetor, ndonëse deputetët e mazhorancës nuk pranuan të diskutonin për shkeljet e Kushtetutës që sillte ligji.
Por nuk ishte vetëm çështja e Teatrit, Ilir Meta ka marrë rolin e protagonistit, ndonëse me instrumenta të limituar, edhe në çështje që janë debatuar gjatë në 2018-ën, siç ishte protesta e banorëve të “Unazës së Re”, protesta e studentëve, kthimi i buxhetit dhe kthimi i ligjit për uljen e taksës ndaj dividentit.
Në të gjitha këto ngjarje, Meta ka mbajtur qëndrimin e tij si President i Republikës, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave dhe të publikut.
Jorida Tabaku: Në muajin gusht, Instituti i Studimeve Politike e renditi Jorida Tabakun si deputeten më efikase në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Ajo ka mbajtur gjatë 2018-ës peshën kryesore të kundërshtimit të buxhetit, si dhe ka denoncuar disa skandale të qeverisë, ku përfshihet dhënia pa garë e shumë tenderave, apo kriza që mund të sjellë projekti ‘1 miliard euro’.
Rritja e taksave për qytetarët nga qeveria dhe bashkitë, ka qenë një tjetër front ku ka luftuar Tabaku gjatë këtij viti politik.
Angazhimi i vazhdueshëm ka ndikuar që Jorida Tabaku të konsiderohet si një prej kandidateve të mundshme për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Emri i saj për këtë garë është përfolur gjerësisht në media, ndërkohë që vetë deputetja nuk e ka mbyllur derën për një ofertë të tillë.
Erjon Braçe: Pas pesë vitesh në pushtet, Edi Rama kishte vetëm dy rrugë që mund të ndiqte me Erjon Braçen, ose ta bënte pjesë të qeverisë ose ta nxirrte në opozitë me ‘Rilindjen’.
Një prej deputetëve më të vjetër në këtë parti, Braçe nuk mbante prej pesë vitesh asnjë post ministri, çka u komentua nga shumëkush si arsyeja e vërtetë që qëndronte në përplasjet e tij me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.
Duartrokitjet në sallën ku zhvilloi punimet Asambleja e PS, më 28 dhjetor, u dëgjuan vetëm kur kryeministri Edi Rama përmendi emrin e tij për postin e zv/kryeministrit.
Emërimi si numri dy i qeverisë i jep Braçes postin më të lartë që ka mbajtur ndonjëherë në karrierën e si politikan.
Edhe në drejtimin e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, deputeti socialist ka qenë mjaft aktiv, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet me drejtuesit e institucioneve lokale, kryesisht për problematikat e zonës së Divjakës.
/k.s
Të fundit




Vota preferenciale, 5 socialiste në garë për dy mandate
15 Maj 2025, 14:47
Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
15 Maj 2025, 14:31





Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë dr*ge, ja dënimet ndaj tyre
15 Maj 2025, 13:29
SPAK i sekuestroi telefonin, Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj
15 Maj 2025, 13:20
Numërohen 125,278 zarfe nga diaspora, si është renditja mes partive në garë
15 Maj 2025, 13:17

Vajza qëllon me thikë babain në Vlorë
15 Maj 2025, 12:54
Lista e hapur e PD-së së Tiranës, Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit
15 Maj 2025, 12:41


Veliaj feston fitoren e Ramës, edhe pse i harruar në fushatë
15 Maj 2025, 12:10

Policia përdor Samitin e BE, nuk jep leje për protestën e 16 Majit
15 Maj 2025, 11:48

Sara Mila, ‘fenomeni i çuditshëm’ i zgjedhjeve të Elbasanit
15 Maj 2025, 11:27


Kur Kristiani luan me dy porta...i troket SPAK te porta
15 Maj 2025, 10:57
Mbërrin në Presidencë kryeministri britanik, pritet nga Begaj
15 Maj 2025, 10:48

Axhenda e Samitit të BE/ Cilët janë liderët që vijnë në Tiranë më 16 maj?
15 Maj 2025, 10:14
Makina përplas për vdekje këmbësoren në Kavajë
15 Maj 2025, 09:53
Analiza: Fitorja absolute e PS, më pak vota, më shumë mandate
15 Maj 2025, 09:34

Kandidatët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend
15 Maj 2025, 09:07
Vijon numërimi i votave të diasporës, si renditen forcat politike
15 Maj 2025, 08:51

Shqipëria voton, formula vendos
15 Maj 2025, 08:31
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
15 Maj 2025, 08:13
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
15 Maj 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Maj 2025, 07:46

Bardhi: Nuk kam asnjë koment për humbjen e zgjedhjeve
14 Maj 2025, 22:35

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë
14 Maj 2025, 22:00
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj 2025, 21:43



Mziu pas humbjes: Një votë u ble 300 euro,. policia dhe drejtësia nuk reagoi
14 Maj 2025, 20:59

Balliu: Kjo humbje na prek të gjithëve, do shikojmë ku çalojmë
14 Maj 2025, 20:32



Ish diplomati: Samiti i BE-së, mjet propagandistik i PS
14 Maj 2025, 19:38


Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj 2025, 18:46
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
14 Maj 2025, 18:42






Lapajt reagon pasi siguroi 1 mandat: Do u bëj të mallkoni veten
14 Maj 2025, 17:13

‘Kemi qeverinë që meritojmë’: Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve
14 Maj 2025, 16:49


Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, si paraqitet rezultati
14 Maj 2025, 16:13


Zgjedhjet në Shqipëri, DW: Ruajtje e pushtetit me mjete të dyshimta?
14 Maj 2025, 15:43

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu
14 Maj 2025, 15:22
SHBA-të nuk duhet t’i njohin zgjedhjet e manipuluara në Shqipëri
14 Maj 2025, 15:18


Berisha vlerëson raportin e OSBE: I kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet
14 Maj 2025, 14:45


SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, disa të shoqëruar për krime zgjedhore
14 Maj 2025, 14:05
Ky lloj ushqimi mund të rrisë rrezikun e një sëmundjeje vdekjeprurëse
14 Maj 2025, 13:54


BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
14 Maj 2025, 13:30

Ndahet nga jeta presidenti më i varfër në botë
14 Maj 2025, 13:10

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim ankimimin e Arbër Veliajt
14 Maj 2025, 12:52

Rrëmbim dhe kanosje në Astir, arrestohet një 29-vjeçar
14 Maj 2025, 12:34

Deputete në Parlament, edhe Zegjineja e 'Facebook-ut'
14 Maj 2025, 12:16
Vota e diasporës, Nuri: Punë e bërë nga patronazhimet, hije të forta dyshimi
14 Maj 2025, 12:07

Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, policia reagim zyrtar
14 Maj 2025, 11:41
Gafë apo manipulim?! Zarfat e diasporës në Kukës shtohen duke u numëruar
14 Maj 2025, 11:29
