Flash News

POLITIKOFF

Argjira dhe Graciano të lidhur dhe po bashkëjetojnë

Argjira dhe Graciano të lidhur dhe po bashkëjetojnë

Graciano Tagani - balerini i njohur shqiptar - ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Why Not” se po jeton një histori dashurie dhe madje çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën:

 “Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht."

Megjithëse ai nuk e bëri publike me kë është i lidhur, burime për “Panorama” kanë bërë me dije se partnerja e Gracianos është moderatorja nga Kosova, Argjira Spanca, me të cilën balerini bashkëpunon prej disa vitesh në programin maratonë të së dielës në Top Channel, “E Diell”.

Pas këtyre lajmeve, moderatorja nuk ka mohuar as pohuar lajmet por postuar në InstaStory një foto nga darka me Gracianon, Fjoralba Ponarin dhe Ervin Kurtin.

“Njerëzit e mi”- ka shkruar ajo krahas postimit.

Argjira dhe Graciano të lidhur dhe po bashkëjetojnë

Të fundit