Flash News

POLITIKOFF

Largohet Rita Petro, kush do të jetë është moderatorja e re në "Goca & Gra"

Largohet Rita Petro, kush do të jetë është moderatorja e re

Shkrimtarja dhe botuesja Rita Petro nuk do të jetë pjesë e panelit të emisionit "Goca & Gra" në Top Channel, i cili do të rinisë së shpejti sezonin e tij të dytë në Top Channel.

Sipas Anabel, Petro është larguar për shkak të angazhimeve personale që ka në lidhje me punën. Por kush do të jetë moderatorja e re që do t’u bashkohet gocave dhe grave çdo javë?

Largohet Rita Petro, kush do të jetë është moderatorja e re

Së bashku me Dalina Buzin, Armina Mevlanin dhe Fatma Haxhialiun, këtë sezon do të jetë edhe Jerina Lalaj. Një konsulente e njohur biznesi dhe me shumë vite përvojë në media e televizion, kryesisht në fusha si komunikimi dhe marketingu, Lalaj do të gjendet në një ‘terren’ që e zotëron mjaft mirë.

Pas disa përvojave në spektaklet e njohura në Tv Klan, Jerina ulet në një karrige tjetër, me një profil të ri, për t’iu bashkuar tematikave të ndryshme të programit, si edhe të ftuarëve. Së fundmi, Lalaj ishte pjesë e panelit të opinionistëve në ‘Love Story’ në Tv Klan, së bashku me Bleonën dhe Robert Aliajn.

Të fundit