Flash News

POLITIKOFF

"Liria" arsyeja pse Soni Malaj u nda me Mirkon

"Liria" arsyeja pse Soni Malaj u nda me Mirkon

Soni Malaj flet për herë të parë pse u divorcua me Mirkon: Nuk ka pasur çështje tradhtie, janë arsye thellë thellë më të mëdha

Soni Malaj ka qenë e ftuar dje në "E diela shqiptare" me Ardit Gjebrean dhe ndër të tjera ka folur edhe për divorcin e saj me balerinin italian Mirkon.

Megjithëse divorci është bërë publik, Soni nuk ka folur asnjëherë publikisht për arsyet e divorcit. Këngëtarja ka treguar se nuk ka ndodhur për çështje tradhtie por për arsye shumë më të thella, si liria.

Ardit Gjebrea: Divorci pse u bë?
Soni Malaj: Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha.
Ardit Gjebrea: Kur thua ideale, cili mund të jetë ideali i një njeriu, vendi, liria?
Soni Malaj: Liria.

Duke mos dhënë detaje të tjera rreth kësaj arsye, Soni tregoi si Mirko është një baba shumë korrekt dhe perfekt dhe se ata dy do të jenë gjithmonë në një marrëdhënie të mirë për hir të vajzës.

Të fundit