Flash News

POLITIKOFF

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Viti 2022 ka qenë i bekuar për shumë nga VIP-at shqiptarë. Personazhe të ndryshëm nga fusha të ndryshme të televizionit, janë bërë prindër këtë vit (disa për herë të parë, të dytë ose të tretë)

Më poshtë keni disa prej tyre:

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Në janar aktori Florjan Binaj u bë baba për herë të tretë. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vjosa.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta u bënë prindër për herë të parë me datë 21 janar. Genta solli në jetë një djalë dhe një vajzë, të cilëve iu vendosën emrat Icon dhe Ivy Blue.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Reperi i njohur Mc Kresha u bë baba për herë të dytë me datë 24 shkurt. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një djalë, Dinin.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Këngëtarja Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në mars. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Kamar.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Taulant Xhaka u bë baba për herë të dytë në korrik. Futbollisti dhe bashkëshortja e tij u bekuan me një vajzë, së cilës i vendosën emrin e veçantë Maleya.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Moderatorja Ilda Bejleri u bë nënë për herë të parë në gusht. Ajo lindi një vajzë të cilën e quajti Siena. Moderatorja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bërë prindër për herë të parë në gusht. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilit i vendosën një emër mjaft të veçantë, Nolan Sol.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Me datë 1 shtator Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës ajo dhe Eduarti i vendosën emrin Zoi.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Në fund të shtatorit,  Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë. Sara lindi një vajzë pas dy djemve, London dhe Roman. Vajza quhet Ruya.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bënë prindër të një vajze në tetor. Dyshja i vendosën emrin e bukur Adea.

Vipat shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022

Einxhel dhe Dagz janë bërë prindër për herë të parë me datë 13 bhjetor. Einxhel ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit është Trev.

Të fundit