Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Demonstruesit dhe forcat e sigurisë u përleshën në një protestë të shtunën që u nxit nga zemërimi për korrupsionin e elitave drejtuese dhe që filloi pas shpërthimit vdekjeprurës dhe shkatërrues në portin e Bejrutit javën e kaluar.

■ Policia arrestoi Jimmy Lai, një manjat i mediave pro-demokracisë në Hong Kong, nën dyshimin e bashkëpunimit me fuqitë e huaja, duke e bërë atë shënjestrën më të lartë deri më tani të ligjeve të reja të sigurisë.

■ Joe Biden pritet të emërojë kandidatin për zv/president në ditët në vijim. Këtu keni një vështrim në procesin e përzgjedhjes dhe gratë që ai po konsideron (në anglisht).

■ Shitjet e rrobave ranë me 79 përqind në ShBA në prill, rënia më e madhe e regjistruar ndonjëherë. Por blerjet e pizhameve u rritën me 80 përqind.

■ Franca e ka bërë kusht vendosjen e maskës në zona të mbushura me njerëz në Paris dhe qytete të tjera të mëdha duke filluar nga sot. Numri i infeksioneve po rritet me shpejtësinë më të lartë që prej përfundimit të karantinës kombëtare në maj.

■Presidenti Lukashenko i Bjellorusisë, pritet të fitojë mandatin e gjashtë, në një palë zgjedhje që kritikët i hodhën poshtë si të rrejshme. Sipas një sondazhi të sponsorizuar nga qeveria, publikuar pas votimit, ai fitoi pak nën 80 % të votave kundër 4 rivalëve, duke shmangur balotazhin.

Të fundit