Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Thirrjet e SHBA-BE për dialog, PS tërhiqet nga votimi i listave në 1 Tetor.

■ Skandali me listat e votuesve: Qeveria po zhvendos votuesit e opozitës nga QV pa dijeninë e tyre.

■ Anëtarësia e PD e qarkut Berat voton 24 kandidatë për tetë mandate në nivel qarku.

■ Publikohet për herë të parë renditja e kompanive më të mëdha të auditimit në vend, qarkulloi rreth 8 milionë euro për 2019-ën.

■ Opera me PPP? Flasin artistët Ylber Gjini dhe Aleksandër Peçi: Pasi ministrja e tha me zë e figurë, ne të “keqkuptuarve” tani na ofendon.

■ Familja e ish-kryekomisarit Artan Cuku ka paditur Policinë e Shtetit duke kërkuar dëmshpërblim material e moral. Bashkëshortja e Cukut dhe vëllezërit e tij i janë drejtuar gjykatës Administrative.

■ Ambasadori Soreca thekson se marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet. Soreca shprehet se çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, duhet të diskutohen në kuadrin e Këshillit Politik.

■ Anëtarët e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane zhvilluan sot një takim përmes një konference online, ku u diskutua edhe për situatën në Shqipëri. Në konferencë u tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE.

■ Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mbajnë këtë të premte takimin e radhës. Mësohet se ky takim nuk do të mbahet në Shkodër siç iishte planifikuar dhe do spostohet në Tiranë. 

Digjet ‘Porsche’ i biznesmenit Elis Bahushi në Elbasan, pronari i arrestuar për lidhje me Avdylajt dhe subjekt i OFL-së. Bahushi është edhe një nga 27 të arrestuarit në tetor 2018, i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit.

Shkarkohet nga detyra Shefi i Sektorit të Sigurisë së Personelit në SHÇBA, Edmond Papa. Ai është polici i dytë i cili shkarkohet nga Vettingu.

■ "Nuk kam dijeni për propozimin e opozitës", kështu është shprehur kryeministri Rama pas mbledhjes së shtabit të PS. Referuar punës së drejtuesve të PS në qarqe me fushatën elektorale, numri 1 i socialistve tha se: S'jam i kënaqur as me veten time lëre më me drejtuesit politikë.

■ Shoqata “Drejtësi për drejtësinë” kallëzon në SPAK anëtaren e KPK-së, Brunilda Bekteshi. Sipas kësaj Shoqate, Bekteshi ka kryer disa vepra penale, gjatë ushtrimit të detyrës.

■ Nuk iu dhanë pagat, naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Të vdekur dalim që këtu. Fëmijët tanë duan bukë!

■ "Inceneratori i Tiranës, në skemën korruptive mafioze", denoncimi i PD-së: Veliaj transferon 1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale.

■ Pezullohet nga detyra drejtori i Drejtorisë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale dhe njëherazi kreu i Task Forcës “Operacioni Forca e Ligjit”, Artan Shkëmbi. Vendimi është marrë nga GJKKO-së, nën akuzën korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

■ U infektua nga COVID-i, vijon të jetë e shtruar prej 3 ditësh në spitalin e Infektivit Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.  

Të fundit