Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

KQZ-ja e re/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, PD për herë të parë rikthehet në Kuvend që pas djegies së mandateve.

Dënohet me katër vjet burg ish- kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Ish-kryebashkiaku u dënua me akuzën për ‘shpërdorim detyre’ për tjetërsim pronash te Rana e Hedhun. Reagon PD: Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi

Astrit Patozi në PolitikOn: Sa do bindë ‘Bindja Demokratike’ në 25 prill, kur mendoj të largohem nga politika.

“LOS BLANCOS”/Goditet karteli shqiptar i drogës, 5 të arrestuar në Shqipëri, njëri prej tyre importonte ngarkesa të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut.

Të lidhura: “Kriminelët shqiptarë, me aftësi të jashtëzakonshme”, Prokurori italian flet pas operacionit “Los Blancos”: Nga hetimet konstatuam ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin urdhërat kryesore.

Naftëtarët e Ballshit përshkallëzuan dje protestat e tyre para MIE. Dhjetëra protestues u shoqëruan pas përplasjeve me policinë. Ata kërkojnë 28 pagat e prapambetura.

Detaje të reja nga ekzekutimi i 50-vjeçarit Bujar Çela në Elbasan me 6 plumba nga dy persona të maskuar. Viktima punonte si taksist pa licencë dhe shkonte çdo mëngjes herët te lokali, ku u ekzekutua. 

Eldi Dizdari, i përfshirë në vrajsen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, u kap në Dubai me bashkëpunimin e Policive të disa shteteve europiane.

Këshilli i Evropës ka reaguar pas kërkesës së Ramës ndaj deputetëve për shqyrtimin në Kuvend të paketës anti-shpifje. KiE i bën thirrje Parlamentit shqiptar të heqin dorë nga ky projekt-ligj. Pas deklaratës së KiE ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili iu ka kërkuar palëve të reflektojnë.

I shtruar prej 3 javësh, ndërron jetë nga COVID-19 punonjësi i Policisë te Infektivi! 15 ditë më parë virusi i mori edhe të atin.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar kufizim me ligj të udhëheqjes si Kryeministër në dy mandate. Basha po ashtu ka konfirmuar edhe kandidaturën e Berishës për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka bërë thirrje Qeverisë që të jetë në një linjë me të gjitha rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias për ligjin “anti-shpifje”.

Astrit Patozi gjatë një interviste në “PolitikOn”, ka folur se kush mund të largohet nga politika, Rama, Basha apo ai në rast humbjesh në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Tre ekipet e Kategorisë Superiore, KukësiTeuta dhe Laçi janë eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Evropës duke përfunduar rrugëtimin evropian për këtë sezon. Janë kualifikuar në raundin e tretë dy ekipet shqiptare Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës.

Lideri i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se PD do të hyjë në zgjedhje së bashku me partitë e tjera opoziatere dhe nëse hiqen koalicionet zgjedhore. Nëse sipas rregullit 'partia e parë formon Qeverinë', a do bënte koalicion me Edi Ramën? Basha tha se nuk ka për të ndodhur.

Të fundit