Flash News

KRYESORE

Pranon lidhjen me Klea Hutën, por reagon ashpër Elgit Doda

Pranon lidhjen me Klea Hutën, por reagon ashpër Elgit Doda

Temë e showbiz-it shqiptar kohët e fundit ka qenë lidhja e Elgit Dodës me Klea Hutën. Tashmë që Elgiti dhe Klea e pranuan publikisht lidhjen e tyre, artisti ka shpërthyer ndaj të gjitha mediave të cilat nuk vlerësojnë artin e pastër, por që rendin pas “scoop”-eve.

Reagimi i Elgit Dodës:

Çfarë i duhet arti një artisti?

Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.

I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë publiK “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë sepse ky duhet te ishte misioni yt! 

Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend".

Të fundit