Flash News

KRYESORE

Prapaskena me Bonuccin, mbrojtësi ishte larg Juventusit

Prapaskena me Bonuccin, mbrojtësi ishte larg Juventusit

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Banucci, ka folur në lidhje me një prapaskenë merkatoje. Veterani ishte pothuajse i larguar nga skuadra italiane. Ai la Barin në verën e vitit 2010 dhe u transferua në Torinon.

Edicioni i parë nuk ishte aspak pozitiv dhe paraqitjet e Bonuccit u shoqëruan me pasiguri dhe gabime. Ai u la në stol nga Antonio Conte. I riu kishte përfunduar zgjedhje e pestë në repartin defensiv dhe zgjidhja e vetme ishte largimi nga Juventusi.

Kur erdhi Conte te Juventusi, unë isha mbrojtësi i pestë për të. Kisha marrë një ofertë nga Zeniti. Isha gati për të firmosur me ekipin rus, por ndjeja brenda vetes që do të ishte një humbje e madhe për mua të largohesha në këtë mënyrë. E binda trajnerin me punë dhe kur filluam të luanim me tre mbrojtjës, nuk e lëshova më postin e titullarit“, komenton Leonardo Bonucci.

Të fundit