Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta kujton 8 gushtin e 1944: Është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë

Presidenti Meta kujton 8 gushtin e 1944: Është momenti të

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar 8 gushtin e vitit 1944, ku rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.

Mes këtyre të rinjve ishte dhe delegati më i ri Sabri Godo që pas një udhëtimi pafund në këmbë për ditë të tëra do festonte 15-vjetorin e tij.

Përmes këtij mesazhi, Meta kërkon nga rinia jonë angazhim më të fortë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane.

Postimi i plotë:

Në 8 gusht të vitit 1944 rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit të çliruar për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.

Delegatët vinin nga mbarë vendi, nga zonat e çliruara dhe ato ende të pushtuara, nga formacionet partizane dhe shkollat e mesme që ishin kthyer në qendrat kryesore të antifashizmit në Shqipëri.

Atë ditë, delegati më i ri, partizani Sabri Godo, pas një udhëtimi pafund në këmbë për ditë të tëra do festonte 15-vjetorin e tij. Ishin kohë të mëdha idealesh për Liri.

Kërkoheshin sakrificat më sublime dhe Rinia e Shqipërisë nuk i kurseu ato deri në çlirimin e plotë të vendit.

Duke nderuar sot me përulësi sakrificat e jashtëzakonshme të asaj gjenerate të jashtëzakonshme, është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane të vendit. 🇦🇱🇪🇺

Të fundit