Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Print ARKIVA/ Pjetër Arbnori: Vizita ime në qelinë e Nexhmije Hoxhës…kishte ftohtë dhe donte gazetat
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “Arkiva PRINT” që haP Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD”, dt. 11 janar 1992, pjesa I, fq. 10.
Dritaret e mëdha origjinale të bëra në përmasa njerëzore nga “regjimet antipopullore” e që diktatura komuniste i murosi, i bëri vrima të vërteta urithi, mbyllur me tulla e llaç, ende nuk janë hapur. Rrezja e diellit është mysafire e rrallë në birucat. Ato duhen hapur patjetër. Ne duam që të arrestuarit, si ata që na kanë munduar, si edhe ata që kanë dhënë urdhra për vrasje, burgime, e internime, të trajtohen njerëzisht në hetuesi, por edhe të përgjigjen për fajet e tyre në bazë të ligjit.
Më çuan te korridori i veçuar i grave. Hyra në një a dy biruca. Fola me të arrestuarit për ankesat e tyre. Kur arrita te biruca 47 apo 57, s’e mbaj mend mirë, kërkova që të ma hapin.
-Është ajo, - më thanë.
-Le të jetë kushdo!
Brenda ishte e arrestuara Nexhmije Hoxha. Gjendej e mbledhur kutullaç në një dyshek të ri, e mbuluar me disa batanije të reja, me një xhakavento ngjyrë hiri përsipër, me një kapuç leshi në kokë.
-Si jeni, zonjë?
-Kam ardhur t’u pyes për kushtet e izolimit. A ju jepen të gjitha ato që ju takojnë?
-Po si të them, - m’u përgjigj.
Ndërhyri drejtori:
-E njihni? Është Pjetër Arbnori, nënkryetar i Komisionit të Kuvendit Popullor për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.
-Për rregulloren s’kam ç’them, por kisha diçka tjetër. Nuk e kuptoj përse më kanë arrestuar, përse më mbajnë. Unë s’kam bërë asgjë, nuk e pranoj akuzën. Hetuesi s’po vjen, avokati, gjykatësi...
-Unë e di që ju kanë ardhur, - ndërhyri drejtori.
-Po ka vonesa.
-Zonjë, nuk kam ardhur për këtë. Është një parlament i tërë që ka diskutuar për akuzën ose më mirë për akuzat, një shtyp i tërë, një popull i tërë. Pyes, a keni ankesa për trajtimin? A ju japin ushqimin, ndërresat? A bëni ajrim, banjë? A ju fyen njeri, a ju kërcënon, a ju rreh njeri si na kanë rrahur ne?
-Jo, jo, jo. Por është shumë ftohtë.
-Jepini një batanije më tepër zonjës, jepini dy... Duhet të rregulloni kaldajën sa më parë, drejtor. Kemi një dimër të vështirë.
Edhe ne s’kemi dru në shtëpi. Po ushqimin, a jua japin në rregull, zonjë?
-Vijnë djemtë të ma sjellin, por s’i shoh.
-S’keni bërë takim?
-Ka 8 ditë që s’i kam parë.
-Unë kam ndenjur afër dy vjet në hetuesi dhe asnjëherë s’më kanë lënë ta takoj nënën dhe motrat. Megjithatë ju duhet t’i takoni djemtë... Keni ndonjë ankesë tjetër?
-Na është ankuar se nuk i kemi dhënë tharësen e flokëve pas banjës, - ndërhyri drejtori.
-Nuk më japin as furçën e dhëmbëve, - plotësoi zonja Hoxha.
-Për tharësen bëni si të bëni pa të, ndërsa furçën jepjani drejtor. Furçë është ajo, nuk është thikë.
-Derisa s’thotë rregullorja...
Pashë disa ushqime të mbështjella në dysheme.
-Po për ushqimet ç’thotë rregullorja e re, se të vjetrën e njohim si unë, si ti: ujë, kripë, rrota kungulli, ose patëllxhanë frigoriferi sade.
-Në supë vaji është dyfishuar, është futur edhe pak mish. Nga familja lejohet vetëm sheqer e biskota. Po zonjës Hoxha, i ka dhënë raport mjeku që t’i lejohen ushqimet nga shtëpia.
Vura re se të gjithë bllokmenët paskëshin qenë të sëmurë rëndë, se të gjithëve u kishte dhënë mjeku raporte për ushqim, ndërsa të arrestuarit e tjerë tepër rrallë përfitonin nga ky privilegj që kanë mjekët për të diferencuar. Drejtori më tha se bazuar në këto raporte, familjet e bllokmenëve kishin ardhur me bidonë me verë, por sipas tij ai s’kishte pranuar gjëra të tilla: Tek vëreja nëpër biruca ushqime të ndryshme, drejtori më shikonte me bisht të syrit se mos po e akuzoj për diferencim. Por unë e dija që rregullorja është sajuar me bishta dhe i ka lënë dorë të lirë hetuesve dhe mjekëve. Unë jam për një rrugë tjetër: që rregullorja të shkelet për të gjithë, që mjeku dhe hetuesi ta kapërcejnë atë nen të rregullores që kufizon takimet me familjen dhe ushqimet dhe t’ua japin këtë mundësi edhe të arrestuarve të thjeshtë që kanë vjedhur shumë më pak sesa akuzohen bllokmenët. Ndoshta shumëkush, po t’i shikonte aq të rënë e aq të plakur përnjëherësh, pa atë madhështinë dhe prepotencën e dikurshme të zotërve të tokës, do të vinte firmën për një takim më të shpeshtë apo për një gjellë ose çaj të ngrohtë. Se unë e di ç’është uria: di njerëz në Burrel që kanë vjedhur mishin dhe e kanë ngrënë të gjallë, se sa për makarona e oriz të pazier kam parë disa njerëz tek i përtypnin si kuaj.
Zonja Hoxha m’u ankua edhe për shtypin që s’i vinte. I kërkova shpjegime drejtorit. Më tha se depolitizimi e kishte vënë në hall: të abonohej vetëm në “Zërin e popullit” si dikur, s’bënte se shkelej ligji, të abonohej edhe te “Sindikalisti”, te “Rilindja Demokratike”, “Republika”, “Alternativa” e ku di unë, mund të kishte telashe.
-Të kam dhënë një libër për të lexuar – i tha drejtori.
-Po libri mund të mos më pëlqejë, - tha zonja Hoxha.
-Mbaro atë e të japim një tjetër – e mbylli drejtori.
Unë vura re ngjyrën e kapakut të librit pa dalluar dot titullin. Më kujtohet që kam lexuar vetëm një vepër të zonjës Nexhmije Hoxha: “Mbi luftën e klasave”. Çuditem si s’e ka kujtuar njeri në shtyp. Mbaj mend vetëm një frazë: Për të njëjtin faj dikë e dënojnë 10 vjet, dikë 20, dikë e pushkatojnë, diku nuk e arrestojnë, po e mbajnë në vëzhgim...
Dhe kushtetuta thoshte se të gjithë nënshtetasit janë të barabartë përpara ligjit!!!
Po kështu vizitova birucën e Hekuran Isait.
-Nuk ankohem për këto kushte se, si unë që kam qenë ministër i Brendshëm si ju që keni vuajtur 30 vjet burgjeve, e dimë që kanë qenë shumë të rënda.
Rita Marko sapo kish ardhur nga spitali ku gjendej edhe Manush Myftiu, të cilin s’e takova dot. Rita kishte ankesë për dhomën. Porosita që të shikohej mundësia për ta çuar nga dhomat gjoja me diell, se diell s’shihej gjëkundi. Kërkoi që t’i jepnin edhe orën e dorës se dëshironte t’i pinte ilaçet me orar. Pastaj pashë Qirjako Mihalin që kishte po ankesën e të ftohtit.
Askush s’m’u ankua për dhunë apo presion. Në kohën tonë ne i tregonim hetuesve plagët e hekurave në këmbë e në duar dhe ata qeshnin, i ankoheshim prokurorit të përgjithshëm, Aranit Çela, se na kanë torturuar e ai përgjigjej: “Kjo është diktatura e proletariatit që të shkul dhëmbë e dhëmballë.”
Vizitova edhe të akuzuarit për masakrën e Shkodrës. Xhemal Dymylen që e kam pasur shok klase po e takoja për të parën herë vetëm për vetëm pas 39 vjetësh. Kur dola nga burgu i pata kërkuar pesë minuta takim, por ai nuk e pa të arsyeshme të priste armikun në zyrë. Lypa punë si përkthyes dhe ai më çoi në moshën 55 vjeçare si nxënës marangoz pa rrogë.
E pyeta për familjen, për kushtet, për ndonjë nevojë dhe më tha se ishte i kënaqur nga zbatimi i rregullores. Kur u ndamë më falënderoi për fjalët e mira dhe kujdesin.
Çapajev Taçi m’u ankua se po vonohej procesi shumë. I dukeshin shumë nëntë muaj. I thashë se duhej të ankoheshim ne prej tij, që po na e vononte procesin. E mbaj mend si sot prepotencën dhe arrogancën e tij, më 1 prill, në prag të masakrës së Shkodrës. Do t’i shtyp demokratët me këmbë, - pat deklaruar ai.
Pas më shumë se dy orë vizitë dëgjova përsëri simfoninë e shulave dhe dyerve të hekurta dhe dola duke e porositur drejtorin që të rregullonte kaldajën në mënyrë që ky frigorifer natyror të bëhet vend ku të qëndrojnë normalisht të arrestuarit, qofshin këta kriminelë të mëdhenj apo të vegjël.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56