Flash News
Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve: Ç'taksirat kishin të sulmoheshin?
Policia korrigjon bilancin e aksidentit tragjik: Viktimë mbeti vetëm shoferi, fëmija u rikthye në jetë në spital
Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur nga aksidenti fatal, një fëmijë në gjendje të rëndë
Aksidenti fatal në autostradë, minibusi ishte i linjës Berat–Tiranë, dyshohet se humbi kontrollin
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
Akademiku Artan Fuga u ka dalë në krah studentëve të cilët protestojnë kundër tarifave në arsim.
“Studentët kanë gjithmonë të drejtë.! Pikë.”, shkruan Fuga në një reagim në Facebook. Më tej ai shton se pedagogu paguhet njësoj atë ditë pune si me, si pa studentë në provime.
“Si mund të vihet një tarifë pagese për një shërbim që nuk ka asnjë kosto shtesë?”, shkruan më tej akademiku Fuga.
Reagimi i plotë i Artan Fugës:
Mbi kërkesat e studentëve për të mos paguar hyrjen në provime e mbartura sa frengu pulën dhe ca yckla të tjera!
------------------------------------------------------
Një rast për t'a përdorur për reformën e kuadrit financiar të arsimit universitar publik dhe më gjerë!
Paraprakisht dëshmoj se tarifa për provimet e mbartura nuk ka asnjë kuptim të ekzistojë meqë asaj nuk i korrespondon asnjë kosto shtesë nga ana e universiteteve. Pedagogu paguhet njësoj atë ditë pune si me, si pa studentë në provime. Si mund të vihet një tarifë pagese për një shërbim që nuk ka asnjë kosto shtesë ?
Edhe në Mesjetë taksat viheshin por ndërkohë ishin pagesa indirekte për një shërbim shtesë që kishte koston e vet për ofruesin e tij !
Historianët e Mesjetës mund ta konfirmojnë këtë!
Nëse ajo tarifë është vendosur që t’i motivojë studentët që të mos mbesin në provime është përsëri problematike. Studenti mund të pretendojë që ne pedagogët mbesim studentët për vjeshtë sepse duam të shtojmë të ardhurat e universiteteve tona. Mund të dali ndonjë administrator madje të japi urdhër : Mbesni sa më shumë sepse kemi nevojë për të ardhura, përndryshe nuk ka rroga !
Eshtë një shtrat korruptiv!
Studenti që ka shumë provime të mbartura duhet skualifikuar jo të paguaj. Duke paguar ai e jep provimin sa herë të dojë !!! Ku vajti pastaj seleksionimi i vlerave të personit kur ato u blikan me lekë ? Shtrenjtë ose lirë ???
Unë kam pasur edhe e kam një moto të palëvizshme si profesor universiteti:
Studentët kanë gjithmonë të drejtë!
Pikë.
Edhe kur studentët nuk kanë të drejtë, ata kanë të drejtë! Pikë.
Se një hall të madh e kanë ata!
Hanë keq,
vishen keq,
kulturohen keq!
Punësohen keq!
Por këtu nuk dëshiroj t'u hyj halleve të mëdha studentore sepse ato mund të mbushin hone, që nga cilësia e studimeve dhe deri te propozimet butaforike të bashkisë të Tiranës që i thërret në punë vullnetare ndërkohë që u ka uzurpuar terrenet sportive për t'i bërë parkingje duke i nxjerrë ato nga destinacioni!
Ktheni terrenet e universitetit të Tiranës o pushtetarë e bashkiakë të Tiranës! Lërini lodrat mes jush!
Po, studentët paguajnë për studimet universitare sa frengu i punës!
Harëardi nuk është gjë me çmimet që ka !
Por zgjidhja e vërtetë sipas meje nuk gjendet fare te ministria !
Ministria, sipas meje, sot, duhet të heqi dorë nga caktimi ose zyrtarizimi me akte nënligjore dhe me vendime jashtë tregut të tarifave të rregjistrimeve dhe studimeve, nëse ato nuk hiqen fare nga ligja për një arsim falas, madje të heqi dorë edhe nga aprovimi formal i kuotave të pranimeve. Të vendosësh tavane do të thotë t'i ftosh universitet të kapin ato tavane, pra të shkojnë në kuota maksimale!
Ka fakultete në universitetet publike që u marrin lekët studentëve dhe në shkëmbim u japin një diplomë që nuk ka asnjë vlerë në treg!
Pra i diplomojnë për profesione të paqëna, ose të shuara!
Do të ishte sikur dikush të hapte një kurs për kuaj për karro që realizojnë shërbimin taksi Kamëz - Yzberisht! Ndërkohë që askush nuk e do këtë shërbim.
Ka plot profile studimesh që janë kështu!
Tarifat e studimit ose duhet të hiqen fare ose duhet të decentralizohen, pra konform ligjit, të përcaktohen nga vetë universitetet, dhe as të mos ndërhyjë administrata e shtetit në këtë pikë !
Kjo është zgjidhja!
Nuk ka rrezik ngritjeje të tyre sipas variantit të ndyrë liberalo-hajdut!
Sepse çdo ngritje do t'i shkatërronte vetë Universitetet që do të donin të bënin rrjepësin e studentëve !
Tarifa jo të kthyera në urdhëra administrativë nga shteti!
Aty, ne profesorët, do të shohim sesa na vlen lëkura!
Le t'i ngremë tarifat në qiell po na e mbajti dhe dhe do të shohim sesi do të na braktisin studentët! Do të mbesim si peshq pa ujë!
Le të mbajmë tarifa të larta pa cilësi mësimdhënieje dhe do të shohim si do t'i kemi auditoret bosh!
Do të mësojmë muret!
Le të mos përkojnë tarifat që paguajnë studentët me cilësinë e mësimdhënies dhe me realizimin e pritshmërive për punësim të studentëve dhe do të shohim si do të ngelim pa rroga, pa punë, pa studentë.
Lypsarë rrugëve!
Gara e lirë brenda universiteteve publike dhe brenda fakulteteve të të njejtit universitet, madje edhe midis departamenteve të të njejtit fakulutet, është mekanizmi që do të na detyronte të zbrisnim në çmime tarifash margjinale. Pra, as të vogla, as të mëdha, por të drejta, të kapëshme, të legjitimuara.
Modeli i arsimit të lartë publik duhet të heqi të gjitha skorrjet e modelit stalinist burokratik! Sot universiteti publik ka një modek kazerme, vertikal, burokratik dhe që çon në mosfunksionime financiare, shkencore, etj.
Brenda agjencive publike të arsimit të lartë me bazë departamentin duhet të vendoset, hajde mos e themi konkurrenca, por gara për fonde, studentë, cilësi. Jo ndarje buxhetesh në mënyrë mekanike, arithmetike, sipas parimit të pjestimit të tre kamjonave me shtatë bataliona!
Përndryshe administrimi universitar do t'i ngjajë për një kohë të gjatë administrimit të një burgu!
E sigurt që tarifat e shkollimit etj, do të kthehen në mekanizma zhvillimi nëse ato ekuilibrohen në mekanizmat që i përcaktojnë si ndeshje mes aktorëve !
Ato do të vendosen në mënyrë të drejtë vetëm nëse ne do të rrisim cilësinë e mësimdhënies dhe edukimit!
Pastaj të llogaritet ndihma sociale për të mos lenë askënd në baltë !
Pagat e pedagogëve duhet t'i realizojë fuqia publike. Por, jo pa kushte! Granti duhet të jetë në funksion të numrit të studentëve, dhe të kritereve të tjera që masin performancën dhe cilësinë e mësimdhënies sonë. Masin performancën e vërtetë dhe jo atë që masin agjencitë e sklerotizuara dhe përtace të sotme!
Me bordet administrative aktuale, qesharake, nuk administrohen universitetet. Janë qesharake!
Kështu :
a. pagat,
b. tarifat,
c. cilësia e mësimdhënies
d. Potenciali vendimmarrës i pedagogëve dhe studentëve
do të hyjnë në ekuilibër!
Universitetet do të bëhen arena negociimesh demokratike dhe jo si janë sot vendimmarrjesh burokratike dhe vertikale.
Do të vlerësohet profesori i zoti dhe puntor, jo servili parazit!
Studentët nuk dëshirojnë thjesht shpenzime të ulta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra në përputhje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potencialit integrues të studimeve në tregun e punës.
- Decentralizim i tarifave, pra përgjegjësi e universiteteve për to !
- Të drejta studentore për përfaqësimin e tyre real dhe jo me kukulla në senate, dekanate, borde universitare! Vendimmarrja duhet të përfshijë realisht trupat studentore dhe jo thjesht ca individë që nuk dihet se zërin e kujt përçojnë ndonjëherë!
- Kondicionim i grantit publik për universitetet në funksion të numrit të studentëve dhe arritjes të parametrave të cilësisë të mësimdhënies dhe jo me kritere burokratike nga agjenci jo funksionale!
Kështu universiteti publik kur me tarifa të larta rrezikon të uli numrin e studentëve, ai do të ketë si pasojë uljen e grantit publik, pra rrezikon të ardhurat e tij në krahun tjetër.
Nëse redukton kostot e mësimdhënies në kurriz të cilësisë, atëhere do të ketë si pasojë reduktimin e të ardhurave nga granti publik sepse nuk do të kishte plotësuar parametrat e cilësisë!
Ky është ekulibri!
Nëse ky ekuilibër si mekanizëm rregullator bllokohet, si tani, atëhere shpenzimet për arsim do të shkojnë në stratosferë kurse niveli i mësimdhënies dhe vlerave e diplomave do të shkojnë në puse të thella nën nivelin e detit.
- Rishikim i mënyrës të funksionimit të bordeve qesharake të universiteteve publike! Pa funksion!
Ministria e arsimit ka shansin e madh që pakënaqësinë e studentëve, oh sa legjitime !!!, ta kthejë sot në një energji të madhe për modernizimin e sistemit financiar të universiteteve publike që sot është :
as mish as peshk!
Një simbiozë mes burokratizmit stalinist dhe gjoja tregut, por pa konkurrencë, pa matësa të cilësisë të produktit, pa të drejta të atyre që u propozohet produkti.
Ka vend për vendime emancipuese krejt të mundshme!
Studentët sot janë si dikur blerësit në MAPO-n e qytetit, në totalitarizëm, ku shitësi pasi të shihte me inat, ironi dhe përbuzje, t'a hidhte djathin e racionuar në surrat duke të thënë : "Na, ndaç merre ndaç lëre!"
Eshtë një rast për të emancipuar universitetet shqiptare!
Kemi shansin t'a bëjmë sot !
Sot mund të jetë një ditë e bukur që fillon një etapë të re administrimi !
Nuk duhet humbur ky rast!
Sinqerisht!
Të fundit
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11
Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë mbrapsht banderolën
29 Qershor 2026, 20:51
"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën e protestuesve
29 Qershor 2026, 20:29
Japonia trondit Brazilin, mbyll pjesën e parë në avantazh
29 Qershor 2026, 20:11
"Rama jep dorëheqjen", nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
29 Qershor 2026, 19:53
Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë netëve të nxehta
29 Qershor 2026, 19:28
Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as socialistët
29 Qershor 2026, 19:00
Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino
29 Qershor 2026, 18:41
A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
29 Qershor 2026, 18:22
Vala e re e të nxehtit në SHBA rrit shqetësimet për finalen e Kupës së Botës 2026
29 Qershor 2026, 18:01
Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” shatërvanët për t’i shpëtuar të nxehtit
29 Qershor 2026, 17:44
Vala ekstreme e të nxehtit teston sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë
29 Qershor 2026, 17:30
11 sjellje të hershme që lidhen me suksesin dhe ndërtimin e pasurisë
29 Qershor 2026, 17:12
Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve
29 Qershor 2026, 16:56
Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut
29 Qershor 2026, 16:40
Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar
29 Qershor 2026, 16:23
Avokati Kujtim Cakrani ndërpret përfaqësimin ligjor të Ilir Metës
29 Qershor 2026, 16:08
Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut vendoset në shënjestër të kërcënimeve
29 Qershor 2026, 15:53
Fëmijët shqiptarë vendosin dhunën dhe shëndetin mendor në krye të shqetësimeve
29 Qershor 2026, 15:33
Kur “ironia” bëhet alibi: Rama, starchitect-ët dhe “The Albanian Files”
29 Qershor 2026, 15:15
Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt Traumës
29 Qershor 2026, 15:01
Të shtëna me armë në Gjermani, 5 të vrarë dhe disa të plagosur
29 Qershor 2026, 14:56
Bie propaganda e Ramës/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë kërkojnë punë dhe nuk gjejnë
29 Qershor 2026, 14:40
Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh detajet e ngjarjes
29 Qershor 2026, 14:25
Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi
29 Qershor 2026, 13:57
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
29 Qershor 2026, 13:41
Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?
29 Qershor 2026, 13:27
"Përvëlohet" Europa, mbi 1.300 viktima nga i nxehti ekstrem
29 Qershor 2026, 13:06
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të posaçme për vizitë në maternitet
29 Qershor 2026, 12:30
Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster
29 Qershor 2026, 12:14
Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik: Koçeku të dorëzojë mandatin
29 Qershor 2026, 11:56
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pasi u eliminua nga Kupa e Botës
29 Qershor 2026, 11:36
Der Standard: BE dhe protestuesit në një linjë kundër ligjeve të Ramës për zonat e mbrojtura
29 Qershor 2026, 10:25