Flash News

KRYESORE

Protesta te “Unaza e Re”: Nuk ka bir ku*ve që prish shtëpitë tona

Protesta te “Unaza e Re”: Nuk ka bir ku*ve që prish

Banorët e zonës së “Astirit” bllokuan sot për rreth një orë qarkullimin në zonën e “Unazës së re” në shenjë proteste, kundër shembjes së banesave të tyre, në saj të projektit të ri të kësaj zone.

Me pankarta në duar dhe me fëmijët e tyre përdore, banorët kanë bllokuar qarkullimin, pasi protestojnë kundër projektit të ARRSH-së, që parashikon shembjen e mbi 300 banesave dhe bizneseve nga “Pallati me Shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”.

Ndër pankartat që ra në sy ishte edhe ajo me mbishkrim: “Nuk ka bir ku*ve që prish shtëpitë tona”, nisur edhe nga shprehjet e politikanëve, të cilët u kundërpërgjigjen akuzave të opozitës.

Po ashtu, ata shkruajnë edhe se “Fuqia e njerëzve është më e madhe se njerëzit në fuqi”.

Pas një ore protestë, banorët kanë zhbllokuar rrugën dhe qarkullimi i automjeteve në zonën e Unazës së Re ka nisur normalisht.

Të fundit