Protestat në Maqedoni deputeti shqiptar bën thirrje për ndihmë: Jemi të mbyllur në një dhomë, policia të na mbrojë

Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë në vend kanë shpërthyer protesta të dhunshme. Në një lidhje telefonike për Report Tv kryetari i grupit parlamentar të BDI Artan Grubi ka deklaruar se rreth 150 persona janë të izoluar dhe në rrezik në një nga sallat e konferencës ndërsa protestuesit po u bien dyerve.

“Pas përfundimit të seancës protestueset e VRMNO DPMNE hynë në Kuvend dhe janë zaptuar sallën qendrore. Disa deputetë dhe me gazetarët jemi të ngujuar në një sallë të konferencave dhe po presim që policia të ndërhyjë dhe të mbrojë kuvendin, deputetët dhe rendin në vend Ka shumë rrezik për fat të keq dhe uroj që qytetarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ikin nga salla e kuvendit. Jemi me 150 persona në një dhomë të vogël kurse jashtë janë protestuesit që po u bien dyerve”, tha ai.