Flash News

KRYESORE

"Pse kjo është mjekësia falas?" Agron Duka ndan eksperiencën e tij në spitalin e Durrësit

"Pse kjo është mjekësia falas?" Agron Duka ndan

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në ABC News ka renditur disa nga arsyet kryesore se përse duhet të protestojnë qytetarët.

Teksa u shpreh se zullume ka në arsim, bujqësi, e në mjekësi, Duka u ndal te kjo e fundit, ku ndau një eksperiencë të tijën në spitalin e Durrësit.

“Nuk po mendojmë për alternativën që do vijë, por në radhë të parë duhet të ikë njëherë ky (Edi Rama) duhet të largohet ky njëherë se ka zullume në arsim, që i dini, ka në bujqësi, ka në mjekësi, që thonë mjekësia falas.

T’ju them një ekperiencë time, kam pas një njeri timin në spital, u mbush korridori plot me njerëz që rrinin kuturu, mjekë që punojnë në shtet dhe në privat, që këshillojnë që të shkojnë te privati. Ikin te privati marrin një milion lekë të vjetra në ditë. Ka raste që edhe kur vdes, e ruajnë kufomën te murgu, dhe thonë hajde merre kundrejt 20-30-40 mijë euro. Pse kjo është mjekësia falas?”, u shpreh Duka, teksa shtoi se për të gjitha këto arsye protestat janë mëse të drejta.

Të fundit