Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pse nuk e nis nga Surreli? Rama sulmon prapë analistët: Të paguar nga krimi, ku e deklaroj pasurinë time
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish jo vetëm opozitën jashtëparlamentare, por edhe analistë dhe përfaqësues të medias që komentojnë nismën e re të qeverisë ‘anti-KÇK’.
Sipas Ramës, ka disa prej tyre që janë të paguar nga krimi, ndërsa thotë se pasurinë e politikanëve nuk e bëjnë ata vetë apo policia, por është çështje ekskluzive të institucioneve të pavarura dhe drejtësisë së re të.
“Ka një tjetër zhurmë të madhe nga ata që e kundërshtojnë. Nuk po flas për ata që thonë se KCK jemi ne. Kjo është kontradiktë në objekt, apo për xhakajdurve e studiove televizive të cilët dihen, paguhen për të bërë këtë gjë që bëjnë, por po flas për njerëz të zakonshëm, që thonë pse nuk e fillon nga Surreli, nga vetja, X dhe Y.
Sepse nuk jemi ne që duhet ta bëjmë këtë. Mund ta kontrolloj unë pasurinë time? E deklaroj qysh se kemi hyrë në këtë rrugë, ka një ligj për këtë. Deklaratat e përvitshme janë në një dosje në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive, është institucion i pavarur.
Nuk është policia që kontrollon pasuritë e politikanëve apo gjykatësve, nuk jemi në vitin 1945. Këto janë çështje ekskluzive të institucioneve të pavarura dhe drejtësisë së re të pavarur që po ndërtojmë. Shumë gabimisht mendojnë se historia e marrëdhënieve të dyshimta me ligjin e gjykatësve dhe prokurorëve që i përjashtoi vetingu ka mbaruar aty.
Vetingu nuk është gjykatë që të çon në burg, por proces që vendos nëse i ke duart e ‘pastra’ apo ‘pis’ kur merr cekimin për të marrë vendim. Me këtë të fundit del nga sistemi. Dhe pastaj ata gjyqtarë me duar të pastra, i thërrasin këta me duar të pista se ka ardhur dita të provosh se pasuritë që nuk i justifikove i bëre me djersën e ballit, ndryshe jo vetëm që nuk të takojnë por do flesh me shokët që ke bërë pasuritë.
Nuk është shprehje ne vullnetit të qeverisë për të luftuar me kundërshtarin në emër të drejtësisë, ky do ishte fundi. Ata që dolën këtu nuk do ishin në shtëpi sot, por shyqyr Zotit nuk jemi në atë sistem. Detyrat e secilit prandaj janë të ndara. Do doja që reformën në drejtësi ta kishim bërë sa hap e mbyll sytë, por është e pamundur të funksionojë kështu”, deklaroi kryeministri.