Flash News

KRYESORE

Punonjësi rezulton pozitiv me koronavirus, mbyllet Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë

Punonjësi rezulton pozitiv me koronavirus, mbyllet Njësia e Kujdesit

Gjatë raportimit të përditshëm të situatës së COVID-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë informoi për 71 raste të reja të të infektuarve në vend, 10 prej të cilave ishin në Qarkun Dibër,- 6 në Mat, 3 në Dibër dhe 1 në Bulqizë.

Mësohet se, i infektuari i parë në Bulqizë është pjesë e stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të këtij qyteti. Kjo ka sjellë menjëherë mbylljen e këtij institucioni, si dhe dezinfektimin e të gjitha ambienteve të tij.

Qytetarët e Bulqizës, të cilët kanë dashur të marrin shërbim pranë këtij institucioni këtë të hënë, i kanë gjetur dyert e tij të mbyllura. I gjithë personeli i NJVKSH Bulqizë është karantinuar, si dhe janë marrë tamponë për të gjithë.

Institucionet shëndetësore vijojnë të apelojnë qytetarët që të jenë më vigjilentë me situatën e krijuar nga COVID-19, të respektojnë masat mbrojtëse, siç është vendosja e maskave në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz.

Të fundit