Flash News

KRYESORE

Puthja e parë si nëpër filma, Marsela dhe Vitmari rrëfejnë historinë e tyre romantike

Puthja e parë si nëpër filma, Marsela dhe Vitmari
Pa asnjë dyshim mund të themi se Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë qenë të ftuar sot në emisionin e pasdites në Tv Klan në "Rudina". Ata të dy shkojnë shumë dhe fansat i pëlqejnë shumë të dy bashkë, që prej kohës kur kanë publikuar historinë e tyre të dashurisë. Dyshja në fillim kanë qenë miq derisa kuptuan se ata ndjejnë më shumë se miqësi me njëri-tjetrin. Vitmari ka qenë i pari ai që ka pranuar lidhjen në publik dhe prej dy vitesh ata janë bashkë. “Marsela është kreativiteti që krijon dhe me dy gjëra që mund të ketë. Plotësojmë njëri tjetrin. Jemi njohur para 8 vitesh, Marsela drejtonte një emision, ishte thjesht diçka aty, pastaj unë e kam parë te “The Voice”. Në mars të 2018 unë bëra hapin që fillova duke e kërkuar. U takuam në një lokal, më pëlqeu si ishte veshur. Dolëm për kafe dhe më pas filluam të shkruheshim,”- ka treguar Vitmari. E ndërsa Marsela shtoi se puthja e tyre e parë kishte ndodhur si nëpër filma: “Pas një live, ishte orari i vonë, kishim një CD me muzikë në makinë dhe Vitmari më fton të vallëzojmë. Ishte një moment shumë i bukur e ruajmë si thesar.”

Të fundit