Flash News

KRYESORE

Qarkorja me “mercenarët” e qeverisë/ Vjen reagimi i parë nga PD: Mund të ketë dalë nga PS

Qarkorja me “mercenarët” e qeverisë/ Vjen reagimi i

Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike pas qarkores që qarkulloi së fundmi në media lidhur me porositë e Lulzim Bashës për demokratët, ku ndër to kishte renditur një listë mediash dhe portalesh që lidershipi demokrat i konsideron si armike.

Ish deputeti Ervin Salianji deklaroi mbrëmë në Top Show se këtë ‘porosi’ nuk e ka marrë dhe se sipas tij mund të ketë dalë qëllimisht nga PS.

“Njeriu apo gazetari nuk gjykohet nga qëndrimet personale.  Këtu merret një gjë dhe efekti i kësaj të ashtuquajtur qarkore tregon thelbin e diskutimit që ka dashur PD apo kush e ka çuar se nuk mund t’i vishet Bashës ajo, që është propaganda. Merret një qarkore që nga PD nuk ka asnjë reagim, se unë nuk e kam marrë dhe mund të mendoj që kjo mund të jetë një qarkore e përgatitur nga PS me disa të vërteta për mediat, për t’u bërë më e besueshme kanë futur edhe personazhe që janë ekstremisht kundër PD,  që mund të mos jenë të paguar, por kundër PD janë.

PD në asnjë rast nuk është marrë me gazetarë, kreu i saj nuk është marrë me gazetarë si kryeministri dhe ne kemi reaguar pas cdo sulmi që u është bërë gazetarëve. Rama paguan propogandë, pra gazetarë, media”, thotë Salianji.

Në debat me ish deputetin, gazetari Alfred Lela i kujton Salianjit se edhe nëse s’ka dalë nga brenda PD-së, një fakt i tillë është thelluar te gazeta RD. Megjithatë, sipas Lelës kjo qarkore sërish ishte në disfavorin e PD, pasi sfumoi një ngjarje edhe më të rëndësoshme, siç ishte mbyllja e dy emisioneve të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit.

“E mori mjeshtërisht qeveria qarkoren tuaj dhe zbehu një gjë që ishte më thelbësore në atë që kishte ndodhur në media,  me dy emisione që iknin nga një tv. Kjo ngjarje e re sfumoi një ndodhi që ishte në favorin tuaj dhe kjo tjetra tani është në disfavorin tuaj, qartësisht. Propaganda nuk është gjë e keqe, është arti i komunikimit publik për të arritur qëllime publike dhe politike dhe partitë e kanë mjet pune”, shprehet gazetari.

Kujtojmë se në këtë qarkore, media si “Top Channel’, ‘Klan’, ‘Vizon Plus’, ‘Report TV’, ‘TVSH’, Basha i quante si të blerë nga Edi Rama, duke i ndaluar demokratët të marrin pjesë në emisionet e tyre. Për gazetarët Mero Baze e Skënder Minxhozi thuhet se janë konsumuar së tepërmi nga përdorimi i Ramës dhe përmendet më pas emri i gazetarit Sokol Balla që e quan shpifës kundër PD-së.

Të fundit