Flash News

KRYESORE

Qindra banesa të dëmtuara, Gjonaj premton: Rikonstruktojmë fushën sportive në kryeqytet

Qindra banesa të dëmtuara, Gjonaj premton: Rikonstruktojmë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka premtuar rikonstruktimin e fushës sportive në njësinë 7 në kryeqytet që ndodhet në rrugën “Kel Kodheli”, gjate nje takimi me disa te rinje.

“Teksa vizitonim çdo familje të njësisë 7 në rrugën “Kel Kodheli”, që u prek nga lëkundjet e tërmetit, një moment ishte disi më i veçantë. Disa vogëlushë, braktisën një çast lojën e tyre dhe me hapat e vegjël u afruan për të na treguar së afërmi se si ishte dëmtuar fusha sportive. Brenda portretit të tyre fshihej një botë e tërë pafajësie ku lëkundjet sizmike ngjanin me magjinë që përdorin superheronjtë e përrallave, shumë larg realitetit”, theksoi Gjonaj, në një kohë që qindra banesa të dëmtuara presin ende ndihmë nga institucionet shtetërore.

Ne, tha Gjonaj, “nuk jemi të tillë, por i premtuam se fusha do të rikonstruktohet plotësisht dhe do të bëhet gati për lojën e radhës sa më shpejt”. Ministrja Gjonaj ishte e shoqëruar nga kryetari i këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi.

Të fundit