Flash News

KRYESORE

Radikali i Bosnjes përfshihet në debatin për “Shqipërinë e Madhe”: Nuk mjaftojnë deklaratat për ta ndaluar

Radikali i Bosnjes përfshihet në debatin për

Presidenti i Republikës Srpska (RS) në Bosnje-Hercegovinë, Miloard Dodik është përfshirë në debatin për “Shqipërinë e Madhe”. Ai ka theksuar se RS mbështet politikën e Serbisë dhe refuzon të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Pozicioni ynë është në mbështetje të integritetit të Serbisë. Më herët kemi paralajmëruar se Shqipëria po ndërhyn në interesat territorial të shteteve të tjera, dhe shqiptarët po ambientohen më këtë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë sjellje”, ka thënë Dodik.

Ai ka lënë të kuptohet se ndalimi i projektit për “Shqipërinë e Madhe” nuk bëhet me deklarata pro dhe kundër. Dodik beson se shqiptarët po përgatiten për këtë skenar, pasi deklaratat janë bërë nga kryeministri i Shqipërisë dhe zyrtarë të Kosovës, që janë shumë më serioze se nga disa simpantizan po pushtet.

“Të jesh pro apo kundër, nuk do të thotë se procesi do të ndalet. Ekziston një mendim te shumë politikanë në rajon dhe Europë që mbështetja ndaj shqiptarëve përmes zgjidhjes së çështjes së Kosovës, dhe mbështetja për shqiptarët në Maqedoni, tregon për një tendencë më të gjerë ndërkombëtare, kryesisht në vendet Perëndimore, për të mbështetur kërkesat e tyre dhe nuk është surprizë që t’i mbështesin edhe në realizmin e “Shqipërisë së Madhe”, ka deklaruar lideri serb.

Miloard Dodik është i njohur për qëndrimet e tij radikale. Ai ka kërkuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës dhe bashkimin e Republikës Srpska me Serbinë. Prej shumë muajsh, SHBA kanë vendosur sanksione ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë në Bosnje, ndërsa qëndrimet e Dodik janë dënuar shpesh herë edhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Të fundit