Flash News

Rajoni

Shefja e diplomacisë së BE pas takimeve me Kurtin e Vuçiç: Autorët e sulmit terrorist të përballen me drejtësinë

Shefja e diplomacisë së BE pas takimeve me Kurtin e

Shefja e re e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një postim në “X”, ajo shkruan se rruga e vetme për anëtarësimin në BE të dyja vendeve është normalizimi i marrëdhënieve.

“Takova sot kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Kallas.


Kallas ka theksuar se kanë folur edhe për sulmin e fundit terrorist në Ibër-Lepenc që ndodhi të premten më 29 nëntor.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas.

Të fundit