Flash News

Rajoni

Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit

Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit

Ish-ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin u emërua sot drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA.

REL raporton se lajmi është dhënë nga mediat serbe, përfshirë televizionin shtetëror – RTS. Sipas tyre vendimi është marrë nga qeveria e Serbisë.

Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiq, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

 

Të fundit