Flash News

KRYESORE

Rama-Bashës: Kur do flasim?

Rama-Bashës: Kur do flasim?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës, që sot u zhvillua përpara disa institucioneve të vendit.

Rama thotë se këto marshime të opozitës janë xhiro bosh dhe nuk do të sjellin rrëzimin e Qeverisë. Ai shpreh respekt edhe për efektivët e policisë.

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë”, shkruan Rama.

Në fund, Rama ka edhe një mesazh për Lulzim Bashën, kreun e opozitës, të cilit i kërkon të ulen dhe të flasin për zgjedhjet e vitit 2021.

“Dhe një mesazh për Lulzim Bashën: Lëri kapsollat!Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?”,- pyet Rama.

Gjithsesi, kryeopoztari Basha theksoi nga selia blu se nuk ka asnjë forcë që mund ta detyrojë për t’u ulur dhe për të bërë pazare “me të keqen”.

Të fundit