Flash News

KRYESORE

Rama kërkoi të shemben pa vonesë, Hajdari: Akt kriminal, janë prova për hetime penale

Rama kërkoi të shemben pa vonesë, Hajdari: Akt kriminal,

Ndërsa kryeministri Edi Rama insistoi edhe sot në mbledhjen e qeverisë që objektet e cilësuara sipas ekspertëve si të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit, të shemben një orë e më parë, Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Demokrat bëri thirrje nga Kuvendi për të kundërtën.

Sipas Hajdarit, shembja e këtyre godinave është fshehje e provave materiale për përgjegjësit.

"Shembja e shpejtë e ndërtesave është një akt kriminal, pasi përbën provë materiale për hetime penale. Janë 51 jetë njerëzish të humbura dhe qindra të tjerë të plagosur. Kjo situatë nuk do tolerohet të venitet pa u mbajtur përgjegjësi.

Qeveria nuk mund ta anashkalojë këtë transparencë këtë herë. Përgjegjësitë për ata që kanë ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme janë të domosdoshme, apo sa është dëmi në tërësi në zonat e prekura”, tha Hajdari.

Rama flet për KÇK-në për herë të parë pas tërmetit: Janë gati të shqyejnë ndonjë copë

Të fundit