Flash News

KRYESORE

Rama në samitin e Kartës së Adriatikut, zbardhet takimi me homologun malazez

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut që po organizohet në Podgoricë të Malit të Zi.

Takimin e parë Rama e ka zhvilluar me mikpritësin e samitit, kryeministrin malazez, Dusko Markovic, ku palët janë shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.

Rama dhe Markovic kanë diskutuar për projektet në liqenin e Shkodrës, që kanë për qëllim zhvillimin e të gjithë zonës, në të dyja anët e kufirit.

Markovic është takuar gjithashtu me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ka rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve.

Të fundit